Operacionet antikanabis, Balla: Shqiptarët presin një territor të pastër nga kultivimi i paligjshëm i narkotikëve
Policia e Shtetit po vijon intesivisht luftën kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka komentuar në rrjetet sociale operacionet e fundit policore, të shtrira përmes kontrolleve, në mbarë vendin.
“Shqiptarët presin një #territoripastër nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike. E përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtorive Vendore po kontrollon të gjithë territorin e vendit për parandalimin e këtij fenomeni”, citohet Balla.
Më tej, ministri veçon operacionet në Shkodër e Krujë.
“Përgëzime Policisë së Shtetit në Shkodër dhe Krujë për gjetjen dhe asgjësimin sot të mbi 7 mijë bimëve kanabis dhe përballjen me drejtësinë të autorit të përfshirë në këtë aktivitet kriminal“, nënvizon Ministri.