Operacioni “Flakë në det”/ SPAK sekuestron 11 pasuri të grupit kriminal

spak

spak

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar 11 pasuri që i përkisnin anëtarëve të një grupi të organizuar kriminal, të përfshirë në trafikun e drogës. Sekuestrimet vijnë në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det”, si rezultat i të cilit u arrestua shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Metaj, ndërsa u shpallën në kërkim Gëzim Çela, Arben Dalipaj banues Vlorë, Roland Guzo banues në Durrës.

Këta persona ishin të përfshirë në trafikun e drogës duke përdorur rrugët ujore në “Lagunën e Patokut”, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan 23 kilogramë drogë.

Ndër pasuritë e sekuestruara janë Shoqëria “Royal Blue” Sh.p.k, e themeluar në datë 26 Tetor 2022 me administratore dhe ortake të vetme me 100% të kuotave personin me inicialet M.Th., 5 automjete të markave të ndryshme, dhe shuma të konsiderueshme parash.

SPAK bën me dije se hetimet lidhur me këtë procedim penal vazhdojnë me qëllim evidentimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Të gjitha pasuritë e sekuestruara:

  1. Shoqëria “Royal Blue” Sh.p.k, e themeluar në datë 26 Tetor 2022 me administratore dhe ortake të vetme me 100% të kuotave shtetasen M.Th. me objekt aktiviteti Bar Restorant dhe adresë Lezhë, Laç, Qarku Lezhë, Bashkia Laç, Njësia administrative Fushë-Kuqe, Fshati Patok, Pasuria nr. 1759, Zona kadastrale 1673;
  2. Automjet i markës Wolkswagen, modeli Golf viti i prodhimit 2020 ngjyrë e bardhë me targë, në pronësi të N. Ç.;
  3. Automjet i markës Audi, modeli Q8, viti i prodhimit 2018, ngjyrë e bardhë, në pronësi të N. Ç.;
  4. Automjet i markës Audi, modeli A8, viti i prodhimit 2017, ngjyrë gri e errët, në pronësi të shtetasit A. I.;
  5. Automjet i markës Wolkswagen, modeli Golf, viti i prodhimit 2015, gjyrë gri, në pronësi të shoqërisë “Ayla” shpk.;
  6. Mjet lundrues tip Gomone, me ngjyrë gri, me gjatësi 9 m dhe gjerësi 2.7 m, me tre motorë me ngjyrë të zezë, të markës Yamaha 350 V8;
  7. Kartëmonedha të prerjes 50 euro, 200 copë, sekuestruar shtetasit A. I.;
  8. Shuma monetare 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) Euro, 500 (pesëqind) paund britanik, 50 (pesëdhjetë) franga zvicerane dhe 2 344 500 (dy milion e treqind e dyzetë e katër mijë e pesëqind) lekë, sekuestruar shtetasit N. Ç.;
  9. Mjet ujor Zip, gomone me gjatësi rreth 7 metra, me 1 motor ‘entrobord’, tip Ratox me numër M6237725, ngjyrë e zezë e vendosur në karrelin me numër ROMA86/52;
  10. Mjet ujor tip gomone me ngjyrë gri me mbishkrimin AKUILA NERA SEM, me 1 motor tip SUZUKI, me fuqi 150 hp me numër 02/0z/580020;
  11. Mjet ujor tip gomone, ngjyrë e zezë me gjatësi rreth 10m me mbishkrimin “G-RS”, me 2 motor tip Suzuki me fuqi 300 hp secili me numra 3000ZP – 245968 dhe 3000ZP – 245/92.
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.