Categories: AktualitetLajme

Operacioni i SPAK, Dudushi: U godit një simbiozë mes krimit dhe politikës

Një sulm frontal ndaj krimit të organizuar në vend, e ka konsideruar moderatori Alban Dudushi aksionin e SPAK, ku u goditën 7 grupe kriminale. I ftuar në studion e RTSH 24, moderatori i emisionit “3D” analizoi edhe lidhjen mes krimit dhe politikës, një simbiozë që, sipas Dudushit, u godit nga ky aksion.

Është një ngjarje shumë e rëndësishme në lidhje me se ku ka arritur përshkallëzimi i luftës ndaj krimit të organizuar në Shqipëri. Kemi personazhe, emra që deri më sot përfliteshin, por jo gjithmonë të kualifikuar. Nga ana tjetër, gjeografia e operacionit tregon se ka patur një sulm frontal ndaj krimit të organizuar në Shqipëri. Tregon se ka një mekanizëm që po godet që është SPAK. Po të shikoni deklaratën për shtyp të SPAK falënderonte Eurojust dhe Europol që tregon se nuk është vetëm një aksion i SPAK, por një gjë e koordinuar edhe nga organizma ndërkombëtar që janë të interesuar ta shtynë këtë luftë dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Mbetet për t’u parë sa do të pastrohet fusha, por kemi të bëjmë me histori të ndërlidhura të bandave kriminale që kontrollonin dhe territorin dhe këtu vijmë edhe te politika. Ka patur një traditë Shqipëria në lidhjen mes politikës dhe krimit pasi politika ka dashur të kontrollojë territorin përmes personazheve që kanë qenë në terren. Po të shikosh biografinë e këtyre njerëzve e kupton që ata kanë lëvizur sa majtas sa djathtas në bazë të erës ku fry pushteti sepse ata nuk kanë një ideologji të tyre, i vihen në dispozicion atij që i siguron atyre më pas edhe përfitimet e caktuara. Ka një simbiozë mes krimit dhe politikës që duket se në këtë rast është goditur”, u shpreh ai.

Megjithatë, Dudushi theksoi se mbetet për t’u parë në vijim sesa politika dhe krimi do të shkëputen realisht, duke e konsideruar këtë një luftë të vazhdueshme.

Ligji i dekriminalizmit i ka dhënë efektet e veta, kanë qenë kryetarë bashkie, deputetë që nuk kanë deklaruar të kaluar e tyre, por në momentin që është zbuluar ajo që ka munguar në lidhje me biografinë e tyre, ata janë larguar nga institucionet. Por dekriminalizmi është vetëm njëra pjesë, drejtësia godet një bazë që bëhet edhe problematika në mënyrën si grumbullohen votat në terren. Goditja e këtyre bandave ka disa nivele, është lidhja me politikën, terrenin, lidhja me forcimin e votës për të shkuar këndej apo andej dhe është e lidhur me paranë publike, janë të gjitha që goditen bashkë. Por duhet të presim tani se çfarë do të ndodhë, do shohim me kalimin e kohës sesa politika dhe këta do shkëputen nga njëra-tjetra, por kjo është një luftë në vazhdim. Një mësim duhet të marrë politika në këtë”, theksoi moderatori.

Operacioni i SPAK, ku u goditën disa prej grupeve më të rrezikshme kriminale në vend, u shtri në 6 qytete të vendit, ku u lëshuan 50 urdhërarreste, 14 prej të cilëve u ekzekutuan në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit. 30 persona janë shpallur në kërkim.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në total 4.5 milion euro, ku përfshiheshin 3 mln Euro cash, sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta, ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro, automjete luksoze, nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro.

Gjatë hetimeve SPAK ka mundur të zbardhë një sërë ngjarjes kriminale, vrasje dhe atentate ku përfshihen emra të njohur të krimit. Hetimi ka nxjerrë në pah se, këto grupe kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash me qëllim realizimin e vrasjes të kundërshtarëve të tyre.  

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Sfida e Kodimit”- 16 shkollat nga 8 bashki garë në zhvillimin e aftësive teknologjike

“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…

11 hours ago

Orkestra Simfonike e RTSH mban sot koncertin me program të larmishëm

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…

12 hours ago

Kampionati i ping-pongut në QKF “Kujtim Alija”- Shpallen fituesit për djem e vajza, treguan cilësi edhe në këtë sport

Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër.  Aktiviteti është në…

12 hours ago

Remont në nënstacion, Lezha 12 orë pa energji – Kjo situatë  solli vështirësi për mijëra abonentë familjarë dhe biznese në të gjithë territorin

Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…

12 hours ago

Europa League në RTSH: Goglat dhurojnë përballje interesante

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…

13 hours ago

PPE e njeh zyrtarisht si kryetar të PD, Berisha në Gjermani për Kongresin e CDU

Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…

13 hours ago

This website uses cookies.