Operacioni kundër kultivimit të kanabisit, Balla: Duhet shuar përfundimisht, god…

Operacioni kunder kultivimit te kanabisit Balla Duhet shuar perfundimisht god

Operacioni kunder kultivimit te kanabisit Balla Duhet shuar perfundimisht god

Operacioni kundër kultivimit të kanabisit, Balla: Duhet shuar përfundimisht, goditje më të forta po vijnë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin e Policisë kundër kultivimit të kanabisit, të shtrirë në të gjithë vendin, si rezultat i të cilit gjatë kësaj jave u arrestuan 12 persona.

Në një postim në Facebook, Balla shkruan përshëndet operacionin, ku u angazhuan më shumë se 6000 forca policie dhe 75 dronë të cilësisë së lartë.

Sipas Ballës, kultivimi i paligjshëm i kanabisit duhet shuar përfundimisht, teksa paralajmëron se “goditje më të forta po vijnë”.

“Lufta kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike do të jetë sistematike. Shqiptarët presin një pastrim të territorit tonë nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike. E përgëzoj sot Policinë e Shtetit e cila si asnjëherë më parë ka angazhuar në këtë mega-operacion kombëtar më shumë se 6000 forca policie dhe 75 dronë të cilësisë së lartë. Deri në këtë moment janë arrestuar 12 persona, mes tyre dhe punonjës të shtetit dhe 10 të tjerë të proceduar penalisht, asgjësuar deri sot në mëngjes mbi 17 mijë bimë cannabis sativa, si dhe janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash si dhe armë e sende të tjera të kundërligjshme. Kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka qenë një burim financash për organizatat kriminale. Ky burim duhet shuar përfundimisht. Goditje të tjera më të forta po vijnë”, shkruan Balla.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.