Operacioni kundërterror në Kosovë, Sveçla: Dështoi plani i Vuçiqit i planifikuar me muaj

armet serbe kosove

armet serbe kosove

Agresorët që sulmuan të dielën Policinë e Kosovës në manastirin e Banjskës në Zveçan ishin përgatitur me armë dhe harta për një ofensivë të vërtetë.

Skenari i tyre u ekspozua të hënën (25 shtator) në praninë e ministrit të Brendshëm bashkë me arsenalin e zgjeruar me armë, eksplozivë, kamera sigurie, dronë dhe mbi 100 uniforma ushtarake.

Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme armatimit të rëndë këmbësorie, eksplozivë, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada. Mund të themi që ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Ka pasur një plan të përfshirjes së qindra personave për destabilizimin e vendit tonë. Në armatim ka edhe armë ushtarake të vitit 2021, që janë furnizim nga ushtria e Serbisë.

Çdo ditë e më shumë po konfirmohet se Serbia po shfrytëzon armët dhe kriminelet e saj për politikat e saj hegjemoniste dhe po shkakton dhimbje për qytetarët tanë. Kemi gjetur edhe dokumente të Milan Radojçiqit, lista e armëve që u janë dhënë nga Serbia. Personat e maskua nuk ishin civilë, por persona të speciales. Falë profesionalizmit të Policisë, plani i tyre edhe i [Aleksandar] Vuçiqit për vendin ka dështuar,” u shpreh ministri Xhelal Sveçla.

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë të rëndë të blinduar, 24 vetura tjera dhe 2 motorë. Në shifra më të mëdha të armatimit janë eksplozivët: 150 copë eksploziv, dinamit, 23 detonatorë elektrikë, 20 shurdhues për AK-47 dhe mbi 230 karikatorë për AK-47.

Raportohet se përveç armatimit u janë gjetur edhe mjete tjera të punës, kazma, lopata, sëpata dhe sharra dore, 4 kamera të sigurisë, 3 dronë, 30 armë AK-47, 6 mitraloza, 29 zolla te mbushura, 21 antiplumba, 2 radiolidhje dhe më shumë se 100 uniforma ushtarake.

Mëngjesin e së dielës, aksioni i agresorëve i mori jetën rreshterit Afrim Bunjaku, tani Hero i Kosovës, ndërsa dy policë të tjerë u plagosën.

Nga radhët e sulmuesve deri tani janë raportuar katër të vrarë. Personi i katërt u gjet pa jetë rreth 1,5 km larg “vendit të incidentit”, tha zëdhënësi i Prokurorisë në Kosovë. Gjashtë persona të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre me plagë në trup.

Autoritet në Kosovë kanë drejtuar gishtin nga Beogradi zyrtar se qëndrojnë mbrapa këtij sulmi, ndërsa komuniteti ndërkombëtar e ka dënuar aktin e së dielës dhe ka bërë thirrje që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.