Lajme

Operacioni “Mobi Dik” në BE: Sekuestrohen 520 milionë euro nga klanet mafioze

Një operacion mbareuropian kundër evazionit fiskal ka zbuluar një grup prej afro 200 shtetasish të dyshuar për lidhje me disa grupe mafioze italiane, për 47 nga të cilët është kërkuar edhe arrestimi.

Operacioni “Mobi Dik” u kryesua nga Zyra e Prokurorit Publik Europian në Milano dhe Palermo, ndërsa kërkimet u shtrinë në 10 shtete. Masat ndaluese janë dhënë në Bullgari, Kroaci, Qipro, Çeki, Itali, Luksemburg, Holandë, Sllovaki, Spanjë, si edhe në shtete jashtë BE-së.

Hetimet çuan në konfiskimin e rreth 520 milionë eurove, që ishin shmangur nga taksimi, dhe për rreth 1,3 miliardë euro dyshohet se 400 kompani nga këto shtete dorëzuan fatura fiktive.

Sipas Prokurorisë Europiane, organizata kriminale vepronte me mafien dhe Kamorrën për të zhvilluar produkte elektronike-informatike (kufje, laptopë e të tjera) dhe për riciklimin e fitimeve. Të përfshirë janë eksponentë të organizatave kriminale siciliane, si Toni Lo Manto, pranë klanit të Brankaços, dhe Kampana.

Nga vitet 2020 deri në 2023, këto grupe shfrytëzonin hapësirat për mosaplikimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për operacionet tregtare ndërkufitare ndërmjet subjekteve ekonomike nga vende anëtare të BE-së, në këtë rast shoqëri fantazmë, dhe produktin që blinin pa tatim (nga kompanitë që më pas zhdukeshin nga tregu për të shmangur taksat) ua shisnin kompanive në Itali duke zbatuar TVSH-në normale.

‘Mobi Dik’ është një hetim i rëndësishëm për Zyrën e Prokurorit Publik Europian. Ka kaluar mjaft që nga rënia e fundit e alarmit për rrezikun e grupeve të organizuara kriminale dhe përfshirjen në mashtrim ndaj buxhetit të BE-së. ‘Mobi Diku’ tregon se nuk ka dy botë të ndara kriminale. Nga njëra anë, bota e kriminelëve të rrezikshëm vërtet të këqij që transportojnë drogë, trafikojnë njerëz; dhe nga ana tjetër bota e kriminelëve me kollare, që ‘vetëm’ korruptojnë dhe pastrojnë para,” u shpreh kryeprokurorja europiane, Laura Kovesi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.