Operacioni “Tempulli”, arrestohet i riu / 18-vjeçari kapet me qese me fara kanabisi në Shkodër
Goditet një rast i tentativës për shitje të farave të bimës narkotike cannabis sativa.
Një 18- vjeçar është arrestuar pasi u kap me qese me fara kanabisi. I riu banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe u ndalua në rrugën “13 Dhjetori”, pasi gjatë kontrollit fizik i gjetën një qese me 156 fara cannabis sativa informoi sot policia e Shkodrës
Arrestimi i tij u krye në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”
Farat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale , ndërsa ai do të hetohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nderkohë, në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, vijojnë punën në terren, të mbështetur nga inteligjenca policore, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe të shitjes së narkotikëve.