Operacioni “Tempulli”, kapet me drogë 18-vjeçari rumun në Shkodër

1b2c36bd87d343daa3d31001dd9b22d5
Një 18-vjeçar nga Rumania që shiste doza kanabisi dhe posedonte armë të ftohta është vendosur në pranga nga policia.
Rumuni i shiste lëndët narkotike në lagje të ndryshme të Shkodrës. Ai u kap në flagrancë teksa posedonte një sasi lënde narkotike të llojit kanabis sativa.
“Sekuestrohen dozat e cannabisit dhe doreza metalike. Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, se një shtetas shiste lëndë narkotike cannabis sativa, në doza, në lagje të ndryshme të Shkodrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë vënë në pranga shtetasin përgjegjës”, thuhet në njoftimin e policisë.
18-vjeçari rumun i cili banonte në Shkodër u kap gjithashtu edhe një dorezë metalike e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Konkretisht, u arrestua shtetasi rumun N. (I.) D., 18 vjeç, banues në Shkodër. 18-vjeçari u kap në flagrancë, në lagjen “Qemal Stafa”, teksa posedonte një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit. Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë të ftohtë (dorezë metalike) që iu gjet shtetasit N. (I.) D., në momentin e arrestimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, shkruan policia.