Operacioni “Tempulli”, kapet me drogë 18-vjeçari rumun në Shkodër

Një 18-vjeçar nga Rumania që shiste doza kanabisi dhe posedonte armë të ftohta është vendosur në pranga nga policia.

Rumuni i shiste lëndët narkotike në lagje të ndryshme të Shkodrës. Ai u kap në flagrancë teksa posedonte një sasi lënde narkotike të llojit kanabis sativa.

Sekuestrohen dozat e cannabisit dhe doreza metalike. Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, se një shtetas shiste lëndë narkotike cannabis sativa, në doza, në lagje të ndryshme të Shkodrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë vënë në pranga shtetasin përgjegjës”, thuhet në njoftimin e policisë.

18-vjeçari rumun i cili banonte në Shkodër u kap gjithashtu edhe një dorezë metalike e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Konkretisht, u arrestua shtetasi rumun N. (I.) D., 18 vjeç, banues në Shkodër. 18-vjeçari u kap në flagrancë, në lagjen “Qemal Stafa”, teksa posedonte një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit. Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë të ftohtë (dorezë metalike) që iu gjet shtetasit N. (I.) D., në momentin e arrestimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, shkruan policia.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

10 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

10 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

10 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

10 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

10 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

10 hours ago

This website uses cookies.