Operacioni “Territor i Pastër”/Asgjësohen mbi 2 mijë bimë kanabisi në Shkodër
Në kuadër megaoperacionit ‘Territor i Pastër”, që ka si objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, ku u konstatuan disa parcela me kanabis. Më konkretisht, u gjetën territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë 606 bimë cannabisi. Në territorin e njësisë administrative Shkrel u gjetën dhe asgjësuan 531 bimë cannabisi.Ndërkohë policia e Vaut të Dejës gjeti në territorin e njësisë administrative Shllak 1312 bimë cannabisi.Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike njofton policia.