Categories: AktualitetLajme

Operacioni “Territor i pastër”, Drejtori i DVP Shkodër: Që nga janari janë asgjësuar 224 500 bimë dhe fidanë cannabis

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtues i Parë Edmond Sulaj ka bërë një përmbledhje  të arritjeve, që nga janari dhe deri tani, të  operacionit “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Drejtuesi Sulaj u shpreh ‍ se në kuadër të këtij operacioni, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër  ka angazhuar maksimalisht të gjitha forcat e saj për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

“Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në zbatim të planit operacional “Territor i pastër”, ka angazhuar maksimalisht të gjitha forcat e saj për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në juridiksionin e qarkut Shkodër.

Në këtë parcelë është realizuar asgjësimi i disaqindra bimëve narkotike dhe në terren operojnë 18 grupe të forcave të DVP Shkodër, të mbështetura nga Forcat e Sigurisë, Njësia Shkodër, nga mjete logjistike nga forcat e ushtrisë, me kalueshmëri të lartë, dhe nga helikopteri i cili po operon në zona të thella malore, ku është e vështirë vajtja me mjete tokësore.

Nga mëngjesi i sotëm, deri tani, janë asgjësuar mbi 10 000 bimë cannabisi.

Në funksion të këtij plani operacional, që nga janari i vitit 2024 deri sot që po flasim, janë asgjësuar 224 500 bimë dhe fidanë cannabis sativa, janë evidentuar 241 raste të kultivimit, për të cilat janë referuar materialet për fillimin e procedimit penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në funksion të këtyre hetimeve që po kryhen nga DVP Shkodër, ne po koordinohemi dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Prokurorinë e Posaçme SPAK, për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Fokusi i punës së strukturave të DVP Shkodër nuk është përqendruar vetëm tek asgjësimi i bimëve narkotike, por edhe te goditja e veprimtarisë kriminale që ka të bëjë me shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe me trafikun e këtyre lëndëve.

Vlen të theksohet fakti se gjatë kësaj periudhe që ne po analizojmë janë goditur një sërë rastesh që kanë të bëjnë me shpërndarjen e lëndës narkotike si cannabis sativa, çokollatë dhe drogave të forta.

Në funksion të këtij plani operacional, gjej rastin të përmend faktin që ne e kemi marrë takim me të gjithë banorët e këtyre zonave, ku ka pasur informacione se do të ushtrohet kjo veprimtari kriminale dhe iu kemi bërë të qartë se kjo veprimtari nuk do të tolerohet nga ana jonë.

Ne nuk do të ndalemi asnjë sekondë deri në asgjësimin e çdo bime narkotike të mbjellë në juridiksionin e qarkut Shkodër.

Me këtë rast ftoj të gjithë komunitetin e mrekullueshëm të Shkodrës që të denoncojnë çdo rast të tentativave të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe rastet e shpërndajes së lëndëve narkotike”, bëri të ditur drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër , Edmond Sulaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

13 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

13 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

13 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

13 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

13 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

14 hours ago

This website uses cookies.