Opinion - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/opinion/ Radio Televiziori Shqiptar Fri, 28 Jun 2024 07:25:20 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 Opinion - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/opinion/ 32 32 222375147 Euro 2024-Marini: Silvinjo e kishte kombëtaren shqiptare si auto-shkollë, të na japë shpjegime https://www.rtsh-shkodra.live/euro-2024-marini-silvinjo-e-kishte-kombetaren-shqiptare-si-auto-shkolle-te-na-jape-shpjegime/ Fri, 28 Jun 2024 07:25:07 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=50053 Specialisti i njohur i futbollit Elton Marini ka deklaruar në emisionin “Europiani3D” se trajneri i...

The post Euro 2024-Marini: Silvinjo e kishte kombëtaren shqiptare si auto-shkollë, të na japë shpjegime appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Specialisti i njohur i futbollit Elton Marini ka deklaruar në emisionin “Europiani3D” se trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo duhet të japë shpjegime për atë që ndodhi në ndeshjet në grupe ku Shqipëria mori vetëm një barazim përballë Kroacisë dhe humbi dy sfidat e tjera me Italinë dhe Spanjën.

Sipas Marinit, eksperienca e Silvinjos me kuqezinjtë ka qenë një autoshkollë për të dhe që i ka shërbyer sipas tij, marketingut personal.

Marini vuri në dukje presidenti Duka ka lënë të hapur mundësinë që Silvinjo mund të largohet nga drejtimi i kombëtares shqiptare.

Më vjen ndërmend intervista e tij e parë kur ka ardhur në Shqipëri dhe ka thënë se “presidentin me Dukën jemi njohur rastësisht në një restorant në Milano”.

Për një trajner që njihet në restorant dhe nuk është pjesë e tregut, kjo ishte një autoshkollë shumë e mirë që e ndihmoi atë në marketingut personal.

Në nivelin personal e ka ndihmuar aq shumë sa vetë presidenti Duka ka thënë një fakt që “në rast se i vjen ndonjë ofertë interesante nga jashtë mund të ikë dhe është i lirë. Pra, “ku ka zë, nuk është pa gjë”. Kur ka nga këto batutat do të thotë që ka një indikacion për trajnerin. Ai atë pjesën e marketingut personal e ka arritur.

Do rinovojë, s’do rinovojë, besoj se detyrohet për ca shpjegime teknike për të gjithë rrugëtimin, jo vetëm rrugëtimin që pamë nga qendra stërvitore në stadium, por rrugëtimin e ekipit kombëtar që nga dita që ka marrë drejtimin deri në datën 30 qershor që ka fundin e kontratës”, u shpreh Marini në emisionin “Europiani3D”.  

The post Euro 2024-Marini: Silvinjo e kishte kombëtaren shqiptare si auto-shkollë, të na japë shpjegime appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
50053
Alarmi i Hoxhës: Pakti për amnistinë penale, goditje ndaj SPAK-ut. Janë liruar 100 të dënuar nga SPAK https://www.rtsh-shkodra.live/alarmi-i-hoxhes-pakti-per-amnistine-penale-goditje-ndaj-spak-ut-jane-liruar-100-te-denuar-nga-spak/ Wed, 01 May 2024 08:03:25 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=40009 Analisti Poli Hoxha bëri të ditur në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se...

The post Alarmi i Hoxhës: Pakti për amnistinë penale, goditje ndaj SPAK-ut. Janë liruar 100 të dënuar nga SPAK appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Analisti Poli Hoxha bëri të ditur në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se një minë me sahat do të shpërthej së shpejti që ka të bëjë me Amnistinë Penale.

“Është një akt i fundit fare që është një minë me sahat dhe ka nisur të shpërthej si efekti zinxhir. Sot media ka denoncuar që nga ‘Amnistia Penale’ janë rreth 100 të dënuar të SPAK që përfitojnë” denoncoi Hoxha. 

Kjo është goditje, sipas Hoxhës,  është veprim, ky është një akt kundër SPAK se akuza nuk pyesin ata që bërtet Meta-Berisha apo Rama që nuk i lejon me gardë të ngjiten hetuesit e BKH-së në Kryeministri.

Në Shqipëri ka vetëm një pllakë tektonike që është SPAK.  Ndonjëherë është e mirë, ndonjëherë themi të lëvizë më shumë, më fortë. Që kur ka ardhur z. Dumani këtu nuk ka më politik  nuk ka as kronikë.  Të gjithë këtu flasim pro apo kundër SPAK.  

The post Alarmi i Hoxhës: Pakti për amnistinë penale, goditje ndaj SPAK-ut. Janë liruar 100 të dënuar nga SPAK appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
40009
Mërtiri: Pse Meta është bërë agresiv? E ka një hall. SPAK mund ta çojë në burg! https://www.rtsh-shkodra.live/mertiri-pse-meta-eshte-bere-agresiv-e-ka-nje-hall-spak-mund-ta-coje-ne-burg/ Fri, 19 Apr 2024 07:08:39 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=38142 Analisti Ergys Mërtiri ‘në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH theksoi se Meta është...

The post Mërtiri: Pse Meta është bërë agresiv? E ka një hall. SPAK mund ta çojë në burg! appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Analisti Ergys Mërtiri ‘në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH theksoi se Meta është bërë agresiv pasi duket qartë se ka një hall të madh me SPAK-un, i cili mund ta çojë edhe në burg. Sipas tij, Meta sa herë ka përdor këtë lloj gjuhe, i ka ardhur dështimi.

“Nisi me sfurqe e prapë LSI doli keq. Iku si President dhe iu sul Ramës me atë fjalor që e kemi dëgjuar. Ai ka dështuar në të gjitha rastet që ka qenë agresiv. Ai e di që ka punë me SPAK prandaj e sulmon. Ai bëhet agresiv dhe sërish humb. Ka qenë Saliu që doli e tha që të digjen mandatet. Nuk merren me sofra ku ulet njëri apo tjetri. Meta sheh stuhi dhe prandaj reagon në këtë mënyrë që e shohim. Një herë zhduket komplet, pastaj shfaqet dhe  tregon agresivitet. Ka shumë luhatje. Ka mospërputhje mes mënyrës se si po bën politikë Meta, dhe se si po bën Kryemadhi. Ajo po tregon pjekuri më të madhe politike në këto çaste. Meta e ka dëmtuar partinë që kur filloi me sfurqe e doli kundër amerikanëve. Sapo ka bërë parti të re, del e thotë sërish se do ta ri-themelojë. Ka shumë luhatje”, tha Mërtiri.

The post Mërtiri: Pse Meta është bërë agresiv? E ka një hall. SPAK mund ta çojë në burg! appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
38142
Bregu: Meta, fenomen politik. Pse nuk i shkon asnjë akuzë në Gjykatë? https://www.rtsh-shkodra.live/bregu-meta-fenomen-politik-pse-nuk-i-shkon-asnje-akuze-ne-gjykate/ Wed, 17 Apr 2024 07:15:23 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=37702 I ftuar në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH, analisti Zylyftar Bregu u shpreh...

The post Bregu: Meta, fenomen politik. Pse nuk i shkon asnjë akuzë në Gjykatë? appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
I ftuar në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH, analisti Zylyftar Bregu u shpreh se Ilir Metën e shikon si fenomen politik, i cili është rikthyer në politikë me dimensione të reja.

Po ashtu, Bregu shprehu rezerva lidhur me hetimin ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë ndërsa tha se SPAK duhet të jetë më transparente.

Kemi të bëjmë me një fenomen politik i cili është në treg që në vitin’90 siç është Ilir Meta. Kohët e fundit ka ndodhur një rikthim i tij me 3 dimesione. Dimensioni i ri me profilin e tij politik, nga një njeri me kostum, korrekt, e shohim një politika që hipën në paralele, që krijon një  devijim të profilit të tij. Dimensioni i dytë është raporti i ri me organin e akuzës që po kryen hetime për të.  Dhe ai i treti është raporteve brenda partisë së Lirisë.

Lidhur me raportin me SPAK, kjo e fundit duhet të jetë më transparente, cilat janë akuzat reale për Metën , pastaj ka 5 vjet që hetohet pse nuk shkon asnjë nga akuzat në Gjykatë? Nëse pranojmë që hetimi për Metën ka filluar në dhjetor 2019 , 5 vjet më duket shumë për hetime. Është një president të cilët po ja marrim familjen në SPAK. Mendoj që  do të duhet ende kohë të zbulohet”, tha Bregu.  

The post Bregu: Meta, fenomen politik. Pse nuk i shkon asnjë akuzë në Gjykatë? appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
37702
Beqiri: Meta, në grahmat e fundit. Akuzat që ka në kurriz janë mjaft të rënda https://www.rtsh-shkodra.live/beqiri-meta-ne-grahmat-e-fundit-akuzat-qe-ka-ne-kurriz-jane-mjaft-te-renda/ Wed, 17 Apr 2024 07:13:43 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=37698 “Ilir Meta është në grahmat e fundit”, kështu deklaroi avokati Idajet Beqiri, nisur nga deklaratat...

The post Beqiri: Meta, në grahmat e fundit. Akuzat që ka në kurriz janë mjaft të rënda appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
“Ilir Meta është në grahmat e fundit”, kështu deklaroi avokati Idajet Beqiri, nisur nga deklaratat e fundit të kreut të PL-së kundër kreut të SPAK, Altin Dumanit, por edhe për “grupe armiqësore” në partinën që drejton.

Në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, Beqiri tha se Meta do të japë llogari patra drejtësisë, pasi ndaj tij , siç theksoi avokati, rëndojnë akuza shumë të rënda për afera korruptive.

As nuk diskutohet për rikthim të fuqishëm, pozita e tij është jashtëzakonisht e vështirë. Ai është në grahmat e fundit, do të japë llogari ndaj drejtësisë. Në kurriz të tij ka akuza shumë të rënda që janë afera konkrete të cilat ai i ka kryer dhe që dashur padashur është bërë personazhi, jo thjesht i përfolur, por më i korruptuar i këtij vendi. Në historinë e shtetit shqiptar nuk ka një të dytë që të ketë poste kaq të larta dhe të jetë kaq i korruptuar, por nga ana tjetër të jetë edhe njeriu më i degraduar që ta çojë kryetarin e shtetit në atë derexhe sa të tallen i madh e vogël e ato vende armike të Shqipërisë që thonë ja se kush e ka drejtuar këtë vend.

Të vesh një herë të thuash që cakto datë zgjedhje dhe pastaj të anulosh datën e zgjedhjeve dhe pastaj mos të të dëgjojë askush dhe të bëhen zgjedhje dhe pastaj të caktosh ti një datë zgjedhje dhe askush mos të shkojë në zgjedhje, të bëhet dekreti lëmsh. Ai është një person me disekuilbër mendor të vazhdueshëm që e ka shprehur, një njeri që kurrë nuk është skuqur apo zverdhur ndonjëherë. Nuk i erdhi turp që bëri CEZ-DIA. Nuk kishte nevojë ta kërkonte Dumani dëshminë e Kastriot Ismailajt sepse dëshminë e dha gruaja e tij në Austri që i krijoi një dosje Austria dhe ajo tha më jepni azil politik, kam ikur nga Shqipëria sepse jam e rrezikuar më vret Meta, siç zhduku drejtorin e KESH tha do më zhduki edhe mua dhe ju dha azili politik për këtë shkak. Një njeri në dëshpërim e sipër fillon dhe flet si rrugaç rruge. Thotë që Dumani është kushëriri Nuredinit, se ça lidhje ka Dumani me Nuredin Dumanin, një Zot e di”, u shpreh Beqiri.

The post Beqiri: Meta, në grahmat e fundit. Akuzat që ka në kurriz janë mjaft të rënda appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
37698
Emisioni i ri sportiv në RTSH Shkodra/ “Emocionet e pas ndeshjes”, nisi mbrëmjen e së shtunës https://www.rtsh-shkodra.live/emisioni-i-ri-sportiv-ne-rtsh-shkodra-emocionet-e-pas-ndeshjes-nisi-mbremjen-e-se-shtunes/ Sun, 14 Apr 2024 12:04:06 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=37211 “Emocionet e pas ndeshjes”, është emisioni më i ri që i shtohet programacionit të RTSH...

The post Emisioni i ri sportiv në RTSH Shkodra/ “Emocionet e pas ndeshjes”, nisi mbrëmjen e së shtunës appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
“Emocionet e pas ndeshjes”, është emisioni më i ri që i shtohet programacionit të RTSH Shkodra, në përbërje të të cilit janë komentet dhe analizat menjëherë pas ngjarjeve sportive me të ftuarit specialist të fushës në studio. Krahas emisionit “Sudio Sport” që transmetohet të mërkurën, në kërkim të një informacioni sa më të afërt dhë të freskët për amatorët e sportit, departamenti i sportit pranë RTSH Shkodra nisi mbrëmjen e së shtunës, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Vllaznia-Laçi, emisionin e ri i titulluar “Emocionet e pas ndeshjes”. Së bashku me dy të ftuarit e tij në studio, trajnerin e futbollit, Arbër Shytani dhe menaxherin e futbollit, Dritan Gjyrezi, në fokusin e gazetarit sportiv Gaspër Marku ishte analiza e ndeshjes Vllaznia-Laçi. Një analizën e mirëfilltë teknike e dyshes Shytani dhe Gjyrezi, duke përcjellë nota kritike për lojën e kuqebluve, ku shumë futbollistë titullarë janë jashtë formës së tyre sportive, ndërkohë që nuk nguruan t’i japin meritat e duhura Laçit me element 17-18 vjeçarë në formacion, dhe sidomos timonierit të saj, trajnerit të njohur shkodran, Armando Cungu për mënyrën e menaxhimit të ndeshjes në fjalë. Me interes për shikuesit e shumë që ndoqën këtë emision të parë me këtë format të ri, ishin edhe dy prononcimet e trajnerëve, Qatip Osmani i Vllaznisë dhe Armando Cungu i Laçit, të cilët i dhanë edhe më shumë emocion minutave të këtij emisioni, i cili në pjesën përmbyllëse të tij pati edhe komentet e ndeshjeve të fundjavës për lojrat me dorë, volejboll dhe basketboll.

The post Emisioni i ri sportiv në RTSH Shkodra/ “Emocionet e pas ndeshjes”, nisi mbrëmjen e së shtunës appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
37211
Habit Curi: Lulzim Basha është agjenti më i sofistikuar i Berishës https://www.rtsh-shkodra.live/habit-curi-lulzim-basha-eshte-agjenti-me-i-sofistikuar-i-berishes/ Wed, 10 Apr 2024 07:25:43 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=36486 Analisti Arjan Curi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se amerikanët...

The post Habit Curi: Lulzim Basha është agjenti më i sofistikuar i Berishës appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Analisti Arjan Curi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se amerikanët i kërkonin Lulzim Bashës shumë kohë më parë që të godiste Berishën, por ai hezitonte ta bënte.

Sipas Curit, në këtë mënyrë, Lulzim Basha është “agjenti më i sofistikuar i Berishës në Shqipëri”.

E mbani mend kur Yuri Kim i thoshte “Topin e ka Llulli Basha”, i thoshte ajo gjuaje topin, ky nuk e gjuante. Ore jepi i thoshte ajo se e ke penallti, se e ke portën bosh, pa portier. Ky hiç. Lulzim Basha mund të jetë agjenti më i sofistikuar i Berishës në Shqipëri dhe jo mund të jetë por është. Mua në emisionin tjetër më refuzoi, ishte i llahtarisur nga ideja që do e thosha këtë dhe e dëgjoi. Lulzim Basha mund të jetë agjenti më i sofistikuar i Berishës në Shqipëri. Por amerikanët e kuptuan më pas se nuk janë budallenj. Gjylamenti nuk e ka kuptuar këtë lojë dhe në fantazinë e saj që të bënte lojëra aty në Parlament dhe tha thirrni Berishën. Dhe më pas i erdhi një mesazh aty, se ti e di si i shkruan mesazhet ai. Thuaj që ishte shaka se të shqeva, dhe u tërhoq ajo. Por edhe Rama është një agjent i sofistikuar në këtë rast, jo i Berishës por i gjithë establishmentit kripto-komunist që ekziston në Shqipëri”, u shpreh Curi.

The post Habit Curi: Lulzim Basha është agjenti më i sofistikuar i Berishës appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
36486
Debat i fortë, Baçi: Berisha s’ka asnjë akuzë. Gjikondi: Ai është model skandaloz, antishtetar https://www.rtsh-shkodra.live/debat-i-forte-baci-berisha-ska-asnje-akuze-gjikondi-ai-eshte-model-skandaloz-antishtetar/ Wed, 24 Jan 2024 08:30:38 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=22434 Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi  u përfshi në debate të forta në studion e...

The post Debat i fortë, Baçi: Berisha s’ka asnjë akuzë. Gjikondi: Ai është model skandaloz, antishtetar appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi  u përfshi në debate të forta në studion e “3D” me juristen Brizida Gjikondi.

 Deputeti demokrat arsyetoi se arresti i shtëpisë për Sali Berishën është i padrejtë dhe i paligjshëm për arsye  se ndalimi me “arrest shtëpie” është mbështetur në faktin se nuk zbatoi urdhrin e SPAK për detyrim paraqitje dhe ndalimin e lëvizjes së tij.

“Kallëzimi në SPAK është marr nga PS , pra kemi një kallëzim politik dhe nuk ka një denoncim nga pronarët, ish-pronarët.  Sali Berisha gëzon të drejtën dhe është deputet dhe nuk i është hequr imuniteti dhe nuk ka masë që ti ndaloi deputetit që të mos komunikoj me qytetarët”, u shpreh Baçi.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i juristes Brizida Gjikondi e cila theksoi se modeli që ofron Sali Berisha është modeli më antishtetar sepse akuzon si bande kriminale institucionin më të rëndësishëm të prokurorisë në vend.

The post Debat i fortë, Baçi: Berisha s’ka asnjë akuzë. Gjikondi: Ai është model skandaloz, antishtetar appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
22434
Curi plas bombën: Janë gati non-gratat e reja. Do t’i dhembë më shumë opozitës! https://www.rtsh-shkodra.live/curi-plas-bomben-jane-gati-non-gratat-e-reja-do-ti-dhembe-me-shume-opozites/ Tue, 16 Jan 2024 08:09:22 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=20488 Mospranimi i leximit të mesazhit të presidentit në Kuvend do ti kushtojë më shumë opozitës...

The post Curi plas bombën: Janë gati non-gratat e reja. Do t’i dhembë më shumë opozitës! appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Mospranimi i leximit të mesazhit të presidentit në Kuvend do ti kushtojë më shumë opozitës apo shumicës? Kësaj pyetje analisti, Arjan Curi në emisionin ‘3D’ në RTSH deklaroi se “do ti kushtojë më shumë opozitës”.

“Ambasadori gjerman ka thënë se kjo do ti dhembi më shumë opozitës se mazhorancës, sepse po bëhen gati non- grata të tjera. Presidenti ka pasur komunikime me ambasadorët më të fuqishëm lidhur me vajtjen e tij në Kuvend. Ata ishin prezentë aty. Ky mospranim do ti kushtojë më shumë opozitës . Ka kërcënuar me non- grata të reja.”, tha Curi.

The post Curi plas bombën: Janë gati non-gratat e reja. Do t’i dhembë më shumë opozitës! appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
20488
Fevziu rrëfen për “Mirëmëngjesi Shqipëri” takimin e parë me Edi Ramën https://www.rtsh-shkodra.live/fevziu-rrefen-per-miremengjesi-shqiperi-takimin-e-pare-me-edi-ramen/ Fri, 10 Nov 2023 08:08:08 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=11273 Gazetari i mirënjohur, Blendi Fevziu në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ka rrëfyer jetën e...

The post Fevziu rrëfen për “Mirëmëngjesi Shqipëri” takimin e parë me Edi Ramën appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Gazetari i mirënjohur, Blendi Fevziu në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ka rrëfyer jetën e 39 personazheve të shpalosur në librin e tij më të fundit “Takimet e mia me…”.

Një prej këtyre personazheve, pjesë e librit të tij, është dhe Kryeministri Edi Rama. Për këtë të fundit, Fevziu u shpreh se në momentin që e ka njohur, ka qenë një personazh interesant në Shqipërinë e fund viteve ’80.

Fevziu thekson se nëse dikush atëherë do e pyeste mbi të ardhmen e Ramës, vetëm kjo që ka sot, nuk do i kishte shkuar kurrë ndër mend. Më tej, Fevziu shprehet se më tepër do e mendonte Ramës si një hero cinik që tallej me provincializmin dhe falsitetin, se sa të ulur në fronin e mbretërisë së falsitetit politik që Shqipëria, sikurse tha ai, prodhoi në 30 vitet e fundit.

Te Rama kam një pjesë, ku bëj dhe një lloj rivlerësimi për të: pjesa kur flas për Ramën dhe raportin e tij më të shkuarën. Ai ishte një personazh shumë interesant në Shqipërinë e fund viteve ’80. Dukej atipik. Kam pjesën kur e kam takuar për herë të parë personalisht, dhe them që: nuk kujtoj mirë atë takim, ishte një diskutim sa politik aq dhe letrar. U fol për Berishën dhe PD, aq sa u diskutua për Kadarenë dhe Martin Camajn. Një gjë më bëri shumë përshtypje them, Edi Rama ishte një njeri sa ambicioz dhe njohës i mirë i eventeve politike. Dukej që e kishte ndjekur çdo gjë me vëmendje. Nëse dikush në atë moment do më pyeste se cila do të ishte e ardhmja e tij, vetëm atë që ka sot nuk do më shkonte kurrë nëpër mend. Do ta mendoja më shumë një hero cinik që tallej me provincializmin dhe falsitetin, se sa ulur në fronin e mbretërisë së falsitetit politik që Shqipëria prodhoi në 30 vitet e fundit.

Është transformimi i atij personazhi që dilte me poturet e gjera që në atë kohë, që  e kishte tendencë që dilte kundër normalitetit, kundër standardit, që befas u kthye në mbretin e standardit më bazik që Shqipëria ka prodhuar”, u shpreh Fevziu.

The post Fevziu rrëfen për “Mirëmëngjesi Shqipëri” takimin e parë me Edi Ramën appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
11273