Opinioni i Venecias për Xhaçkën, Spiropali: Tregoi se qëndrimi i mazhorancës nuk ishte politik

Xhaçkën, Spiropali

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me rastin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Spiropali shprehet se Komisioni i Venecias tregoi se qëndrimi i mazhorancës nuk është as politik dhe as partiak, por qëndrim kushtetues.

Sipas saj, opinioni i Komisionit të Venecias iu dha përgjigje “të gjitha akuzave dhe shpifjeve që u hodhën ndaj qëndrimit të mazhorancës ”.

“Besoj tani është e qartë për të gjithë se qëndrimi ynë lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshem të Kuvendit! Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo nga ne është lexuar jo thjesht si ndërhyrje në pavarësinë e Kuvendit, por në radhë të parë si një vendim i pazbatueshëm për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë!

Sot morën përgjigje edhe të gjitha akuzat, shpifjet dhe propaganda me të pavërteta kundër këtij qëndrimi, por si Kryetare Kuvendi ndjehem e lehtësuar dhe për këtë falenderoj Komisionin e Venecias që e shqyrtoi me shpejtësi dhe seriozitet maksimal kërkesën time. Kam bindjen se ky opinion i drejtë do t’u shërbejë të gjitha palëve dhe institucioneve për reflektim në zgjidhjen drejt të çështjeve në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit në të ardhmen”, shkruan Spiropali.

Komisioni i Venecias tha në raport se vendimet e Gjykatës Kushtetueses janë të zbatueshme, por nuk mund të diktojë votën e deputetëve. Sipas raportit Parlamenti ka kompetencën të votojë vetëm mbi çështjet që bien brenda kompetencës së tij dhe nuk mund të vendosë për mundësinë e dërgimit të çështjes përsëri në Gjykatën Kushtetuese.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.