Categories: LajmePolitikë

Opozita bllokoi seancën, Çuçi: PD ka hallet e veta, e mira është mos t’i sjelli në Parlament

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Bledi Çuçi ia faturoi tensionet në Kuvend “halleve të PD-së”. Në një komunikim për mediat, Çuçi u shpreh se PD ka problemet e saj, por nuk duhet t’i sjelli në Parlament.

I pyetur në lidhje me pretendimet e opozitës, se maxhoranca nuk i ka lejuar të ndryshojë përbërjen e komisionit të Reormës Zgjedhore, Çuçi u shpreh se komisioni i plotëson të gjitha kushtet për të nisur nga puna.

Ne nuk kemi rrëzuar asgjë, ka një vendim për një komision bipartizan. Është një komision që mbart konsensus politik, nuk është komision rutinor parlamentar. Vendimi që ka ngritur Komisioni thotë që bashkëkryetari zgjidhet një nga PD e një nga PS. Janë të gjitha kushtet që ne të fillojmë të punojmë. Kryetari i grupit parlamentar të PD kërkoi një ndryshim dhe mënyra ishte duke mos pritur përgjigjen e maxhorancës dhe duke zaptuar platformën e qeverisë, si mund të kërkojë konsensus një palë politike për një proces që themelin e saj ka konsensusin. PD ka hallet e veta dhe mira është t’i zgjidhe me veten e vet dhe mos t’i sjelli në Parlament. Ta zgjidhin mes tyre”, deklaroi Çuçi.

Opozita nuk lejoi zhvillimin e seancës plenare këtë të enjte (19 tetor), duke akuzuar maxhorancën se i ka hedhur poshtë çdo kërkesë. Opozita deklaroi se kishin kërkuar ndryshimin e përbërjes së komisionit për Reformën Zgjedhore, në mënyrë që të kishin përfaqësuesit e tyre, por kërkesa nuk u pranua.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti për sot- Kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Gjatë ditës së sotme (4 mars) moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta…

2 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit- Shehi dhe Alibej zyrtarizojnë në KQZ koalicionin “Djathtas për Zhvillim”

Pak përpara përfundimit të afatit zyrtar për regjistrimin në KQZ të koalicioneve që do të…

2 hours ago

Berlin- Panairi i Turizmit, performon “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, fituese e Fest 63 në RTSH

“Shkodra Elektronike” fituese e Fest 63 në RTSH, që do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në…

2 hours ago

Panairi Botëror i Turizmit, Rama: Po të doni të ndiheni si perëndi, ejani në Shqipëri!

Panairi më i madh global i turizmit, ITB, ngriti të hënën siparin, duke pasur Shqipërinë…

2 hours ago

SHBA përshëndet përpjekjet e udhëhequra nga Evropa për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur një përpjekje të udhëhequr nga Evropa për t'i dhënë fund luftës në…

2 hours ago

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

18 hours ago

This website uses cookies.