Categories: LajmePolitikë

“Opozita do fitojë”: Berisha mbërrin për herë të parë në SPAK, deputetët demokratë e mbështesin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur këtë të martë  (23 janar) në SPAK ku do të pyetet për herë të parë si person nën hetim në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani.

Ish-kryeministri i cili ndodhet në arrest shtëpie, është shoqëruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nga Policia.

Ish-kryeministri në një prononcim për shkurtër për media para hyrjes në ambientet e SPAK teksa ka garantuara para demokratëve mbështetës të tij se opozita do të fitojë betejën, ka deklaruar se “jam këtu për të denoncuar Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë”.

Në mbështetje të Berishës, patra ambienteve të SPAK janë deputetët Albana Vokshi, Flamur Noka, Edmond Spaho, Luçiano Boçi, Gent Strazimiri, Eno Bozdo, Tritan Shehu, Luan Baçi, Ivi Kaso, etj.

Berisha ndodhet në arrest shtëpiak nga data 31 dhjetor. Masa u kërkua pas dyshimeve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion se ish-kryeministri mund të ketë kryer veprën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

6 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

6 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

6 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

6 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

6 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

22 hours ago

This website uses cookies.