Categories: LajmeRajoni

Opozita greke kërkon reagim ndaj deklaratës së Erdoanit se “Qiproja do të ishte yni”

SYRIZA, partia kryesore opozitare në Greqi, kritikoi të martën deklaratat rreth Qipros të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdoan (o. Recep Tayyip Erdogan), duke kërkuar një reagim zyrtar nga Athina.

SYRIZA dënon katërçipërisht deklaratat provokuese të presidentit turk rreth çështjes së Qipros. Ato cenojnë qartë ‘klimën pozitive’ në raportet Greqi-Turqi, tek të cilat këmbëngul edhe qeveria Micotakis. Vetëm tre muaj pasi nënshkroi Deklaratën e Athinës, Turqia edhe një herë po e shkel atë në frymë dhe letër,” thuhet në njoftimin e SYRIZA-s, duke iu referuar marrëveshjes së firmosur nga kryeministri grek Kiriakos Micotakis (o. Kyriakos Mitsotakis) dhe president Erdoan nëmuajin dhjetor.

Një ditë më parë, presidenti i Turqisë foli përpara ushtarakëve të vendit gjatë një darke, ku jo vetëm mbrojti pushtimin e Qipros, por edhe deklaroi se nëse forcat turke do të kishin avancuar më në jug në vitin 1974, Qiproja do ishte tërësisht turk sot.

Gjysmë shekulli më parë, qipriotët turq u kthyen nga pragu i gjenocidit. Në Operacionin e Paqes të vitit 1974, 498 ushtarët tanë nga të gjithë cepat e vendit, oficerë dhe civilë ranë martirë. Përkundër të gjitha presioneve, nëse nuk do të ishte për ndërhyrjen e Turqisë, as Republika Turke e Qipros Veriore dhe as qipriotët turq nuk do të ekzistonin sot. Në fakt, mbase nëse do të ishim shtyrë në jug, dhe unë e them këtë si një fëmijë i së tashmes, nuk do të kishte më jug dhe veri dhe Qiproja do të ishte plotësisht yni,” u shpreh z. Erdoan.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

3 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

3 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

3 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

4 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

4 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

4 hours ago

This website uses cookies.