Lajme

Opozita kërkon shtyrjen pa afat të komisionit: S’mbyllet pa dëshmuar Rama. Mazhoranca: Ecni me axhendë politike

Opozita kërkon shtyrjen pa afat të Komisionit Hetimor për koncesionet e Sterilizimit dhe Check up-it në Shëndetësi, deri sa të pyeten të gjithë dëshmitarët. Opozita këmbëngul në thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama.

“Ne besojmë se koka që qëndron pas këtyre koncesioneve është Edi Rama”, tha kryetarja e komisionit Albana Vokshi, ndërsa shtoi se ky komision nuk mbyllet pa dëshmuar kryeministri.

“Kemi kërkuar shtyrjen e afatit të komisionit hetimor, ku opozita kërkon të mos verë një afat të caktuar pasi secili dëshmitar do gjejnë ca raporte fiktive që në ditët e dëshmisë të mos jenë në Shqipëri. Por me vullnetin e mirë që do përfundohen hetimet parlamentare brenda javës në vijim. Ne i mbetemi kërkesës se kryeministri Rama të paraqitet pranë komisionit hetimor, pasi për ne ai është koka pas koncesioneve. Ky komision nuk mbyllet pa dëshminë e Edi Ramës dhe Vilma Nushit”, tha Vokshi.

Edhe deputeti Edmond Spaho tha se dëshmia e kryeministrit Edi Rama është e rëndësishme, pasi në të kundërt nuk do të quhej e mbyllur puna e këtij komisioni.

“Kërkoj thirrjen e dëshmitarëve Vilma Nishi dhe kryeministrit Edi Rama, pasi të dy koncesionet është përgjegjësi në radhë të parë e qeverisë dhe pastaj strukturat poshtë. Pa dëshmuar kryeministri Edi Rama nuk duhet mbyllur puna e këtij komisioni, Vilma Nushi është përfituese indirekte dhe direkte”, tha ai.

Për mazhorancën kërkesa për dëshminë e kryeministrit Edi Rama është axhendë politike e opozitës.

Në 10 fjalë , 7 i keni hajdut. Nwse ka konkluzion nga ana juaj atëherë ne e kemi ngritur komisionin kot. Ju po çoni para një axhendë politike, ne jemi këtu për një proces ligjor dhe akuzat politike nuk kanë vend këtu. Kur ka një proces të rregullt ligjor, konkluzionet mund ti bëjë gjithsecili. Nëse ju thoni se nuk kemi marrë dëshminë kryesore, atëherë procesi është i paragjykuar”, tha Plarent Ndreca.

Ky devijim dhe mosgarantim i një procesi të rregullt ligjor ndihmon korrupsionin dhe nuk e lufton atë. Ky lloj procesi nuk ndihmon në identifikimin dhe ndëshkimin e të korruptuarve, pasi një proces i parregullt ligjor kthehet në armë për të pandehurit për të përdorur në proceset e tyre gjyqësore”, tha Petro Koçi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

17 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

17 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

17 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

18 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

18 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

18 hours ago

This website uses cookies.