Opozita ndez tymuese në sallë, mazhoranca miraton projektligjet në pak minuta
Kuvendi është përfshirë nga tensionet edhe ditën e sotme ashtu si në seanca e kaluara. Përplasja mes deputetëve të opozitës që janë të përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit u përplasën me gardën që në derën kryesore të Parlamentit. Ata nuk janë lejuar të futen në Kuvend, ndërsa ka qenë një pjesë tjetër e opozitës së drejtuar nga ish-kryeministri Berisha që ka marrë pjesë në seancën plenare e cila zgjati vetëm pak minuta.
Përgjatë këtyre minutave, kryeparlamentarja Lindita Nikolla lexoi rendin e ditës teksa bëri të ditur edhe shtyrjen e miratimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për pritjen e emigrantëve në vendin tonë.
Lidhur me këtë marrëveshje Gjykata Kushtetuese mori dje vendimin për pezullimin e për të shqyrtuar padinë e bërë nga deputetët e opozitës për marrëveshjen me Italinë. Ndërsa pritet që padia do të shqyrtohet më 18 janar, në orën 10:00, ndërsa Partia Socialiste kishte planifikuar që marrëveshja të votohej në Kuvend ditën e sotme.
Sa i përket akteve të tjera, Nikolla i ka lexuar ato në shpejtësi e sipër ndërsa deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka ndezur tymuese duke krijuar tensione në seancë e cila zgjati vetëm pak minuta.