Opozita në Maqedoninë e Veriut fiton shumicën dhe presidentin, shqiptarët marrin 33 deputetë

Partia opozitare maqedonase VMRNO-DPMNE ka filluar të kërkojnë një partner për koalicionin qeverisës pasi votuesit i dhanë fund shtatë viteve drejtim nga Lëvizja Social Demokrate LSDM dhe partnerët e saj. 

Në parlamentin me 120 deputetë, VMRO-DPMNE ka marrë 59 vende, ndërsa LSDM vetëm 18 të tilla.  

Duke cilësuar si historike fitoren e forcës që ai drejton, Hristjian Mickoski dha arsyet që cuan në këtë rezultat. “Qeveria ra dhe ka një arsye për këtë. Krimi, korrupsioni, paaftësia, vlerat e rreme, shteti i kapur, tenderat, nepotizmi dhe një qind arsye të tjera që e bënë shtetin të vuajë dhe popullin të zhgënjehet. Në këto zgjedhje u mposhtën tradhtitë dhe përçarjet. Ata 100 personat nga Baskmi Demokratik për integrim dhe LSDM që menduan të ishin zotër të fatit tonë janë me dhimbje koke sot” tha Mickoski.
 
VMRO-DPMNE ka arritur fitore edhe në zgejdhjet presidenciale raundi i dytë i të cilave u mbajt në të njëjtën ditë me ato parlamentare. Kandidatja e mëbshtetur nga kjo forcë Gordana Siljanovska Davkova do të jetë presidentja e  re e vendit.  

Ndërkaq, ndërsa pranoi humbjen, kreu i LSDM-së Dimitar Kovaçevski u shpreh për ndërmarrjen e përpjekjeve për të gjetur burimin dhe arsyen që çoi në një rezultat kaq të dobët të partisë së tij. “Rezultti është zhgënjues. Një goditje e rëndë për LSDM, jo vetëm nga qytetarët, por edhe mbështetësit e partsë. Në muajt e ardhshëm do të ndërmarrim përpjekje serioze dhe të thella për të gjetur burimin dhe arsyet e kësaj humbejej” tha zoti Kovaçevski.
 
Shqiptarët ndërkohë kanë shënuar rezultate mbresëlënëse në këto zgjedhje, pasi Bashkimi Demokrat për integrim, deri tani pjesë e koalicionit qeveritar me LSDM-në, ka marrë 19 vende në parlament, dhe koalicioni i partive opozitare shqiptare “Vlen” 13 mandate. 

Një shqiptar tjetër që ka arritur të zgjidhet deputet është edhe Fatmir Bytyci, i cili garoi nën siglën e LSDM-së, duke e çuar kështu në 33 numrin e shqiptarëve që do të jenë pjesë e organit ligjvënës të vendit.  Këtë të enjte ndërkohë Bytyçi dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të LSDM-së, duke bërë thirrje që të njëjtin hap ta hedhin edhe udhëheqësit e tjerë të partisë, për t’i hapur rrugë, siç u shpreh ai, rikthimit të besimit të qytetarëve tek kjo forcë.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.