Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, deklaroi të hënën (26 shkurt) se lista që ai përfaqëson nuk do të bëhet pjesë e qeverisë së re serbe.
Kamberi ishte i pari që takoi presidentin Aleksandar Vuçiq (o. Vucic), në kuadër të procesit konsultativ për të caktuar kryeministrin e radhës pas zgjedhjeve të dhjetorit.
Sipas Kamberit, në takim ai i kërkoi presidentit Vuçiq që Serbia të ndryshojë qasje ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të zbatojë “planin 7-pikësh”.
“Ripërsëritëm qëndrimin tonë të përbashkët se nuk jemi të interesuar për asnjë pozitë në nivel qendror, por që konsiderojmë se avancimi i të drejtave të shqiptarëve është interesi jonë i vetëm dhe ai duhet të fillojë nga institucionet shtetërore të nivelit lokal e rajonal. Qasja e shtetit ndaj shqiptarëve duhet të ndryshojë. Me presidentin Vuçiq diskutuam edhe për nevojën e privatizimit të Banjës së Bujanocit, rritjes së investimeve në nivel lokal dhe ndaljen e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve,” reagoi z. Kamberi me një postim në rrjetet sociale.
Presidenti Vuçiq njoftoi javën e kaluar se do të fillojë konsultimet me këdo që dëshiron, ndërsa opozita e ka refuzuar thirrjen, pasi kundërshton edhe rezultatet e zgjedhjeve me pretendimin se janë vjedhur. Parlamenti Europian gjithashtu ka pranuar një sërë abuzimesh gjatë procesit të votimit dhe nëpërmjet një rezolute ka kërkuar që pretendimet të hetohen.
Seanca konstitutive e parlamentit serb u ndërpre më 6 shkurt sapo u konfirmuan mandatet e deputetëve, por kryetari i Kuvendit dhe organet e punës ende nuk janë zgjedhur.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.