Opozita sërish protestë para Bashkisë, Policia plan masash

SHKODRA

SHKODRA

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita shqiptare vijojnë aksionin kundër Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ditën e sotme në orën 10:00, do të mbahet protesta e radhës, kryefjalë e së cilës është  dorëheqjen e Veliajt.

Shembja e Teatrit Kombëtar, incineratori i Tiranës, dosja 5D që lidhet me arrestimin e 3 ish-drejtorëve të Bashkisë janë arsyet kryesore të tubimeve të Rithemelimit, Partisë së Lirisë dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Me qëllim mbarëvajtjen e kësaj proteste dhe garantimin e rendit publik, Policia e Shtetit ka arrë masa organizative dhe operacionale.

Me anë të një njoftimi, Policia bën me dije se prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Policia ka sugjeruar përdorimin e rrugëve alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Protestat e mbajtura më herët para Bashkisë janë shoqëruar me incidente, përplasje me efektivët, hedhje molotovi e djegie gomash.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.