Oqeanet thyejnë rekordin e nxehtësisë të regjistruar ndonjëherëOqeanet kanë ar…
Oqeanet thyejnë rekordin e nxehtësisë të regjistruar ndonjëherë
Oqeanet kanë arritur temperaturën e tyre më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa vijojnë ndryshimet klimatike me pasoja për shëndetin e planetit.
Temperatura mesatare ditore globale e sipërfaqes së detit ka pasur një rekord këtë javë, sipas shërbimit të BE-së për ndryshimet klimatike Copernicus.
Temperatura arriti në 20.96 Celsius e cila është shumë më e lartë se mesatarja për këtë periudhë të vitit.
Oqeanet janë një rregullator jetik i klimës, ata thithin nxehtësinë, prodhojnë gjysmën e oksigjenit të tokës dhe nxisin motin.
Ujërat më të ngrohtë kanë më pak aftësi për të thithur dioksid karboni, që do të thotë se më shumë gaz që ngroh planetin do të qëndrojë në atmosferë. Gjithashtu mund të përshpejtojë shkrirjen e akullnajave që derdhen në oqean, duke çuar në një rritje më të madhe të nivelit të detit.
Oqeanet më të nxehta dhe valët e të nxehtit shqetësojnë speciet detare si peshqit dhe balenat ndërsa lëvizin në kërkim të ujërave më të freskët, duke prishur zinxhirin ushqimor.
Disa kafshë grabitqare, duke përfshirë peshkaqenët, mund të bëhen agresive pasi ngatërrohen në temperatura më të nxehta./BBC/