Oqeania dominon disiplinën e Kajakut kros në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Australi e Zelande e Re ngjiten në podiumin e medaljeve, që në fakt ka dhuruar shumë emocione në të gjitha garat. Si për vajza, ashtu dhe për djem kanë qenë katër grupe në raundin çerekfinal prej të cilave kualifikoheshin dy të parët për në gjysmëfinale. E ndërkohë dy të parët e gjysmëfinaleve krijonin finalen e madhe për medalje, ndërsa humbësit konkurronin për finalen e vogël.
Në përfundim të garës për vajza Foks e Australisë ishte medaliste e artë. Hog e Francës duke rritur entuziasmin e tifozëve vendës e argjendtë, kurse Vuds e Britanisë së Madhe e bronztë. Për meshkuj, edhe duke u shkëputur nga të tjerët, Butçer i Zelandës së Re i artë, ndërsa pas tij Klark i Britanisë së Madhe dhe Hege i Gjermanisë.
Në të tilla emocione të medaljeve të kajakut, Lojërat Olimpike “Paris 2024” po vijojnë tashmë të vijnë drejt fundit, ndërsa deri në uljen zyrtare të siparit kanë mbetur dhe gati një javë.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.