“Ora e Kosovës” në Shkodër/Në prezantimin e librit ishte i pranishëm autori i tij, ish-Presidenti Fatmir Sejdiu
“Ora e Kosovës: Pavarësia dhe Shtetndërtimi”, një libër me 400 faqe i ish-Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu ku “rrëfehet” kronologjia e ngjarjeve që i paraprinë shpalljes së pavarësisë dhe ecurinë e mëvonshme, shoqëruar me fakte dhe dokumenta u prezantua në mjediset e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me pjesëmarrjen e vetë autorit Sejdiu. Takimi promovues u organizua nga Fakulteti i Drejtësisë dhe ai i Shkencave Shoqërore të UNISHK. Ish-Presidenti Sejdiu thotë se nuk i ka shprehur të gjitha duke ia lënë një kohe të dytë por më të rëndësishmet janë pjesë e librit.Pyetjes në lidhje me vendimin më të vështirë që i është dashur të marrë si President i Kosovës, Sejdiu përgjigjet kështu…Ky libër erdhi në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës si një kronologji për rrugën e shtetformimit, të kurorëzuar më 17 Shkurt 2008.