“Ora e Muzës” 2023 në Lezhë / Edicioni i 12 i këtij eventi mblodhi poetë nga të gjitha trojet shqiptare
Poetë nga mbarë trojet shqiptare janë takuar në Lezhë në edicionin e 12-të të aktivitetit të pervitshëm”Ora e Muzës”. 64 poetë prezantuan krijimet e tyre të reja dhe i interpretuan ato për të pranishmit dhe jurinë e cila perzgjedh 3 poezitë me të mira dhe i vlerëson ato. Gjithçka nisi me himnin e krijuar nga Gjergj Fishta, si pjesë e aktiviteteve në përkujtim të ditëlindjes së poetit. Poeti dhe botuesi Abdulla Zeneli tha se “Ora e Muzës” mban gjallë jetën kulturore dhe mban gjallë poezinë, por është vazhdimësi e traditës së mirë që ka Lezha në poezi.
Prurjet ishin të shumta dhe me një përfaqësim dinjitoz edhe këtë edicion të “Orës së Muzës”, gjë për të cilën anëtarja e jurisë, Suela Bala, tha se krijimet kanë ardhur jashtë klisheve e jashtë folklorizmave ndaj edhe aktiviteti shënon një gur themeli të vazhdimësisë së kësaj tradite.
Kryetari i Klubit të Letrave, Ndoc Gjetja, organizatori i aktivitetit, tha se takimi ka për qëllim të mbledhë poezinë e mirë dhe pjesëmarrja tregon për rëndësinë që ka marrë “Ora e Muzës” në Lezhë.
Juria e përbërë nga kryetar Primo Shllaku dhe anëtarë Suela Bala e Salvador Gjeçi ka përzgjedhur si fituese të këtij edicioni Vlora Ademi nga Prishtina, Mario Paloka nga Lezha e Marsela Neni nga Elbasani.