“Ora e Muzës”, edicioni i 13-të , poetë nga e gjithë Shqipëria mblidhen në Lezhë

Poetë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur në Lezhë për edicionin e 13- të Ora e Muzës, një aktivitet i përvitshëm që organizohet nga Klubi i Letrave “Ndoc Gjetja” në këtë qytet. Ky është një format që synon te beje bashke poetet dhe leximin e poezise por edhe te stimuloje poetet e rinj.
Poetja Alketa Gashi Fazlliu, shkrimtari Primo Shllaku dhe fituesi i cmimit “Gjergj Fishta” te ketij edicioni ne poezi, Alfons Zeneli, thane se poezia eshte nje art i veshtire qe permes aktiviteteve te tilla e sjell ne vemendje, por qe shnderrohen ne oaze me rendesi kulture.
Edicioni i 13 i Orës së Muzës u mbajt në Shëngjin, në një oaz turistik që jo vetëm dëgjoi poezi të bukura, por ndërthuri edhe peizazhin e kësaj zone të bukur që krijonte melodi përmes valëve të detit.