Categories: LajmePolitikë

Organizata për të drejtat e njeriut ngre pikëpyetje për paktin Shqipëri–Itali

Organizata për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch” (HRW), ka shprehur rezerva për marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.

Pakti, që lejon palën italiane të shfrytëzojë disa qendra në territorin shqiptar për të vlerësuar statusin e azilkërkuesve kryesisht nga vendet e Afrikës Veriore dhe më tej riatdhesimin e tyre, është shpallur si i pajtueshëm me kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ndërsa në Itali ka avancuar deri në Senat për t’u miratuar përfundimisht.

Sipas HRW, plani mes dy shteteve fqinje ngre disa pikëpyetje.

Si do të ndikojë devijimi i anijeve italiane të shpëtimit, që do të zhvendosen drejt Shqipërisë nga portet më të afërta e të sigurta italiane, në operacionet italiane të kërkim-shpëtimit në Mesdhe? A do të ndahen familjet? Ku, si dhe nga kush do të identifikohen më “të rrezikuarit”? Si do të garantojnë autoritetet italiane, procedurat e drejta të azilit ose vlerësimin gjyqësor të mbajtjes në Shqipëri?

Është i paqartë edhe legjislacioni që do të zbatohet. Italia thotë ‘ligjin italian’ dhe i BE-së, por Komisioni Europian fillimisht tha që plani është ‘jashtë legjislacionit të BE-së’. Më vonë ndryshoi qëndrim, duke thënë se do të monitorojë zbatimin e tij për të vlerësuar ‘pajtueshmërinë me ligjin e BE-së’,” njoftoi organizata me seli në Nju-Jork, SHBA.

Marrëveshja për emigrantët i mundëson Italisë të ngrejë në Shqipëri dy qendra me një kapacitet prej 3 mijë personash, përfshirë azilkërkues të shpëtuar nga rojat bregdetare dhe anijet ushtarake italiane gjatë emigrimit ilegal me anije drejt territorit europian, për të identifikuar, për të ndjekur procedurat e azilit ose riatdhesimin e tyre. Gratë, fëmijët dhe personat e kategorizuar si “të rrezikuar” do të përjashtohen. Sipas disa vlerësimeve, informon HRW, plani mund të kushtojë 700 milion euro gjatë pesë viteve të para. /HRW

RTSH Shkodra

Recent Posts

“105 vite parlamentarizëm” – reflektim mbi demokracinë dhe historinë shqiptare

Kuvendi i Shqipërisë organizoi aktivitetin përkujtimor "Parlamentarizmi, Republika, Demokracia". Ky event madhor mblodhi figura të…

13 hours ago

Lens interesohet për Kevin Dodaj, 19- vjeçari i Vllaznisë drejt hapit të madh në karrierë

Një prej talenteve më të spikatur të Vllaznisë është vënë në radarët e skuadrave të…

14 hours ago

Balaj, goleadori i superligës – Objektivi kryesor i ish-sulmuesit të Kombëtares mbetet fitimi i titullit

Forma e mirë e Balës duket se po ndihmon edhe Vllazninë në garën për fitimin…

14 hours ago

Fyerje në tiktok, në kërkim 35-vjeçari, policia e Lezhës u vu në lëvizje pas kallëzimit të një shtetase

Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike …

14 hours ago

Beci pret ipeshkvinjtë Massafra e Peragine – Kryebashkiaku vlerëson rolin e tyre edhe në kuadër të Bashkisë Shkodër

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në një takim falënderimi imzot Angelo Massafra…

14 hours ago

Vit i ri me halle të vjetra – Qindra familje në Fshatin e Ri probleme me energjinë dhe rrugët

Banorët e Fshatit të Ri, në zonën e Postribës, janë në rrezik për shkak të…

14 hours ago

This website uses cookies.