Organizatorët kanë mbajtur gjithçka sekrete, ja çfarë dihet nga ceremonia e hapjes e “Paris 2024”

Shumë pak detaje janë mësuar nga ceremonia e hapjes e edicionit të 33 të Lojrave Olimpike. Rreth 7000 mijë atletë do të lundrojnë nëpër qytet me 94 barka në lumin e Senës.
Ky spektakël është parashikur të ndiqet nga 300.000 spektatorë ndërsa në qytet janë montuar 80 monitorë të mëdhenj. Nëpërmjet televizorit mendohet se kjo ceremoni do të mbërthejë rreth një miliardë telespektatorë.