Orientimi drejt adoptimit / Seminari për kafshët, një sensibilizim për mosbraktisjen e tyre
Të kesh një qen është një angazhim i madh por edhe tepër shpërblyes. Në kushtet kur Shkodra vuan braktisjen e tyre nga njerëzit, aktivistët e “Animals Need Me” organizuan seminarin në qendrën rinore “Arka” për orientimin drejt adoptimit të kafshëve endacake por edhe për mënyrën e kujdesit ndaj atyre shtëpiake.
Sensibilizimi dhe rritja e ndërgjegjësimit tek qytetarët për mosbraktisjen e kafshëve dhe hedhjen e tyre në rrugë është një nga pikat kyçe ku mund të gjendet zgjidhja e problematikës në qytet.
Mbajtja e një kafshe shtëpiake sigurisht ka një përgjegjësi të madhe por hulumtimet sugjerojnë se mund të ketë edhe përfitime të rëndësishme shëndetësore fizike dhe psikologjike. Ato mund të ulin stresin dhe ndjenjën e vetmisë, të përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe madje të ndihmojnë fëmijët me aftsitë e tyre emocionale dhe sociale.