Categories: LajmePolitikë

Orjola Pampuri për RTSH: PD e gatshme për bashkim, por pa Sali Berishën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe përkrahësit e tij mbështesin opsionin e bashkimit të çdo faktori opozitar, por kusht mbetet që pjesë e procesit të mos jetë ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një intervistë për RTSH, nënkryetarja e PD-së, Orjola Pampuri, tha se PD është është koherente në qëndrimin e vet për të shpallurit non grata.

Nuk mund të mendojmë të shkojmë përpara pa mbështetjen e aleatëve tanë dhe aleatët tanë na kanë vënë një kusht. Prandaj themi që qëndrojmë krah aleatëve… Është një standard që Partia Demokratike e ka ruajtur kundrejt kundërshtarëve politikë dhe pa diskutim edhe brenda nesh,” shprehet znj. Pampuri.

Thënë këtë, federata e krijuar nga 11 parti të opozitës shihet nga Pampuri si një bashkim mekanik që nuk do shërbejë për maksimalizimin e votave të së djathtës.

Nënkryetarja e PD-së tha për RTSH-në se PD-ja nuk është në pazar me mazhorancën për hartimin e reformës zgjedhore. Në këtë mënyrë ajo përgënjeshtron akuzat e mbështetësve të Berishës, sikundër edhe të Gazment Bardhit, se Basha–Rama kanë pakt për Kodin e ardhshëm Zgjedhor.

Mënyra më e mirë për të luftuar tjetrin është mënyra si ti ke vepruar. Për të kuptuar tjetrin si vepron sheh mënyrën si ai lufton,” shprehet znj. Pampuri.

Demokratja thekson se bashkimi i opozitës është një proces që duhet të vijë përmes reflektimit të të gjithë hierarkisë, nga baza deri te përfaqësuesit e saj më të lartë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Samiti në Berlin, Kumbaro: Në Shqipëri, 11 marka hotelesh dhe 40 struktura elitare

Gjatë qëndrimit në Berlin, ku po zhvillohet panairi botëror për turizmin, ITB 2025, ministrja e…

4 hours ago

Besimtarët katolikë nisin kreshmet – Imzot Peragine: Ato janë kohë hiri dhe pendese

Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…

6 hours ago

Cilësia dhe përzgjedhja e ushqimit – Shkodranët ndajnë opinione të ndyshme, por preferojnë të gatuajnë vetë

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…

6 hours ago

Restaurim i pjesshëm tek “Pashko Vasa” – DRTK :Brenda 2025, pritet të nisë dhe zbatimi i projektit për restaurimin e plotë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…

6 hours ago

Plani social lokal 2025- 2028 / Babani: Synojmë të ofrojmë disa shërbime të reja në Vaun e  Dejës

Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…

6 hours ago

Aktivitet në gjimnazin “28 nëntori” -Nderohen 4 arsimtare që janë në prag pensioni

Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…

6 hours ago

This website uses cookies.