Lajme

Orkestra e Forcave të Armatosura dhe ajo franceze mbajnë koncert në Paris. Skënderi: Arti, gjuha universale që bashkon kombet

Muzika i kalon kufijtë dhe këtë e dëshmoi koncerti madhështor në katedralen historike Eglise du Val-de-Grâce në Paris, ku Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Orkestra e Gardës Republikane Franceze u ngjitën në të njëjtën skenë për herë të parë në një bashkëpunim që i dha jetë diplomacisë kulturore mes dy vendeve.

Nën drejtimin e dirigjentëve të dy vendeve, u interpretuan vepra nga kompozitorë shqiptarë dhe francezë, duke përfshirë edhe kompozitorin e njohur shqiptar Kujtim Laro, me veprën emocionale “Lulëkuqet mbi mure”, e cila preku thellë publikun dhe solli lot në sytë e shumë të pranishmëve.

Drejtori i Orkestrës së Forcave të Armatosura, Arben Skënderi, e cilësoi këtë bashkëpunim si një “pasaportë të shkëlqyer diplomatike përmes artit dhe kulturës”. Sipas tij, ky koncert jo vetëm që ndau emocione mes artistëve dhe publikut, por prezantoi edhe identitetin kulturor shqiptar me asetet më të mira që vendi ka.

“Ishte një pasaportë fantastike diplomacie përmes kulturës dhe artit në koncertin e përbashkët mes orkestrës shqiptare dhe saj franceze. Orkestra e Forcave të Armatosura është ndërtuar në disa formacione me gjeometri të variushme që do të thotë kemi orkestrën e madhe simfonike ku brenda kemi orkestrën e harqeve, ansamblin barok, sektorin e muzikës së dhomës. Në Francë kemi bashkëpunuar në drejtim të dirigjentëve ku u sollën veprat e kompozitorëve shqiptarë dhe francezë. Nga tingujt e Kujtim Laros pash shumë njerëz të përlotur në sallë, ajo muzikë prek gjithkënd gjithkund me veprën “Lulëkuqet mbi mure”.

Arti është gjuhë universale. Të mund të komunikojmë me asetet pozitive që kemi dhe jo t’i lëmë të pluhurosen. Sot kemi kompozitorë që kanë kaluar shekujt dhe Kujtim Laro është nga ato kompozitorë shqiptarë që prodhoi një muzikë jo vetëm avangarde në kohën e vetë, por po i reziston edhe kohës sot. Ai ka bërë krenarinë e këtij kombi për vite të tëra. Ne realizuam një bashkëpunim të këtyre nivele për herë të parë. Ky koncert jo vetëm ndau emocionet mes nesh përmes artit, por prezantuam dhe veten tonë me asetet më të mira që ne kemi,” tha Skënderi.

Me një repertor të pasur dhe një mesazh të qartë se arti është gjuhë universale, ky bashkëpunim ndërmjet Shqipërisë dhe Francës pritet të hapë rrugën për më shumë iniciativa kulturore të përbashkëta në të ardhmen.

Blerti Delija

Recent Posts

Boçi: Po favorizohet betonizimi i Velipojës  / Drejtuesi politik i PD- së: SPAK të nisë hetimet

Emisoni Piranjat, në investigimin e tij, ka zbardhur faktin se si Bashkia Shkodër me anë…

14 hours ago

Çela: 68 mln lekë për “Migjenin” e “Republikën” / Kandidatja e PS- së: Angazhim për trashëgiminë kulturore të Shkodrës

Opozita e vjetër vazhdon të flasë për qytetin tonë pa ofruar asnjë alternativë reale, por…

14 hours ago

Beci: Na votoni për vijimësinë / PS takime në zonën e Dukagjinit për fushatën elektorale

Si asnjëherë më parë, Dukagjin I është i bashkuar për t’i dhënë mbështetjen maksimale kanddiatëve…

14 hours ago

Gruemira ndalesa e radhës e PS – Kandidati Sterkaj: Fitorja do të nisë nga kjo zonë

Gruemira u rezervoi një pritje madhështore kandidatëve të PS në Malësi të Madhe duke iu…

14 hours ago

PSD takime elektorale në Lezhë / Kryetari Doshi: Të varfërit e lënë në harresë në këto 20 vite do të jenë në fokus

Kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi zhvilloi një takim në Lezhë duke marrë mbështetjen…

14 hours ago

PD  takim me të rininë në Gjuhadol / Kandidati Spahia: Të rinjtë do bëhen bashkë për t’i dhënë fitoren më të bukur

Të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës do të bëhen bashkë për t’i dhënë fitoren…

14 hours ago