Categories: KulturëLajme

Orkestra e RTSH me sallë moderne, rivitalizim total i ambienteve duke ruajtur identitetin

Në një gjendje tërësisht të amortizuar, pasi prej vitesh nuk ishte vënë dorë, duke mos kryer funksionet e duhura akustike dhe dekorative, ishte kjo salla ku Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar, “Nder i Kombit”, zhvillonte provat prej dekadash.

Koha kishte bërë të sajën dhe mungesa e investimeve kishte filluar të linte gjurmë, që ndikonin jo pak në përditshmërinë dhe përgatitjet optimale të trupës orkestrore.

Salla ishte për të ardhur keq. Erdhi një moment para pesë vjetësh që u hoqën sfungjerët e sallës për akustikën. Është e turpshme të thuhet, por sfungjerët ishin me krimba dhe këta artistë punonin në kushte të tilla mes papastërtisë,” shprehet dirigjenti Oleg Arapi.

Niveli akustik, i domosdoshëm për muzikantin, linte shumë për të dëshiruar në sallën e dikurshme të orkestrës, duke penguar shpeshherë instrumentistët që të bënin atë që dinë të bëjnë më mirë: të luajnë muzikë.

Fillimisht kishte një akustikë shumë të mirë në kuptimin e sfungjerëve që kishte. Në momentin që ata u hoqën, e ndjeva shumë si dirigjent, sepse u krijohej shqetësim jo vetëm mua, por edhe orkestrantëve. Kjo periudhë ka kohën e vet ndonjëherë dhe gjërat bëhen kur nuk e mendon. Me këta llampadarë të shkëlqyer ka marrë një pamje krejt tjetër,” thotë dirigjenti Jetmir Barbullushi.

Nga ana tjetër, ndriçimi i zbehtë pamundësonte përdorimin e kamerave, ndërsa mungesa e teknologjive inovative për regjistrime e kishin varfëruar fonotekën e radiotelevizionit, duke humbur kësisoj identitetin dhe arsyen e krijimit të kësaj orkestre, e cila për 62 vite me radhë u ka dhuruar spektatorëve momente të magjishme nga krijimtaria klasike kombëtare dhe ndërkombëtare.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

46 minutes ago

Brdaric: Një sfidë e madhe nesër – Ndeshja me Elbasanin për Kupën, trajneri i Vllaznisë shfaqet i matur

Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…

55 minutes ago

Situata virale – Hysa: Kurba ka pësuar një renie të lehtë

Ky dimër ka qënë i  vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…

59 minutes ago

3 vite luftë Rusi–Ukrainë, Rama: “Autopiloti” i SHBA është fikur, Europa të reflektojë thellë

Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike…

1 hour ago

Amortizimi i rrjetit elektrik – Banorët e fshatit Mali Hebe: Vazhdimisht kemi shkëputje të energjisë

Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë. Përveçse kanë…

1 hour ago

Turizmi sfida për ekosistemin e liqenit – Ambjentalistët: Aktiviteti njerëzor kërcënues për florën dhe faunën e liqenit të Shkodrës

Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë…

1 hour ago

This website uses cookies.