Categories: LajmeTelevizion

Orkestra e RTSH me “shtëpi” të re. Skenografi: Studio elitë! Lako: Nga akustika te xhirimi, gjithçka prodhohet aty

Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar tashmë ka shtëpinë e saj të re, me ndriçim dhe akustikë artistike, por edhe me një rivitalizim të imazhit të saj. Puna për transformimin e sallës së re ka zgjatur për disa muaj, nga një grup i zgjedhur duke sjellë produktin përfundimtar: një sallë elitare për muzikën.

Për skenografin Fatmir Minga puna e bërë në sallën e Orkestrës ka qenë mjaft delikate pasi nuk duhej prishur akustika. Sot, tha skenografi, kjo sallë është kthyer në një studio elitare për muzikën.

“Projekti ka filluar të hidhet në letër që në muajin korrik dhe nuk kemi pasur pushime duke u marrë me këtë projekt. Për këtë projekt ndryshon puna pasi sallën e gjetëm dhe duhet ta rivitalizonin në kuptimin e imazhit dhe funksione të tjera. Kjo është shtëpia e orkestrës dhe nuk do shkojë më të regjistrojë në salla të tjera por do i ketë të gjitha këtu. Ata që menduan për ta rivitalizuar thanë se ka shumë kohë që kjo sallë rrinte bosh dhe e bënë në një lloj mënyre që të bësh edhe diçka tjetër duke u kthyer në një studio elitë për muzikën, është vendosur ndriçim artistik, ka ardhur drejtor fotografie një nga njerëzit më të rëndësishëm që është Marco Lucarelli, drejtor fotografie në RAI. Pra grupi është shumë i mirë dhe me Bojkenin kemi punuar shumë ngushtë gjatë gjithë verës dhe vjeshtës. Ishte e vështirë pasi duhej të bëhej një operacion shumë delikat pasi kjo është studio që nuk mund të ndërhysh në asnjë gjë pasi kjo ka një nga akustikat më të mira nga të gjithë teatrot që ekzistojnë siç thonë mjeshtërit. Ti ke një përgjegjësi të jashtëzakonshme që të ngasësh një gjë, është delikate nuk kemi prekur asgjë nga ajo që ishte. Vetëm kemi sjelle freskinë, nuk mund ta them dot luftën dhe punë që kemi bërë. Duke e thjeshtë, por ishte shumë e vështirë. Është shumë e vështirë të marrësh një gjë të vjetër dhe ta rikuperosh”, tha Minga

Edhe artisti dhe Drejtor i Programacionit në Radio Tirana, Bojken Lako tha se tashmë kjo sallë e re e transformuar është multifunksionale ku përtej regjistrimit të akustikës do të ketë edhe mundësi regjistrimi video falë ndriçimit artistik.

Artisti Lako tha se kjo sallë do u shërbejë të gjithë artistët në vend që të regjistrojnë albumet e tyre, por edhe programe elitare.

“Kjo është një sallë që donte një operacion të konceptit artistik dhe teknik. Më vjen mirë që të gjitha vizionet  në dukje të pamundura, me një frymë të mirë dhe grup pune, kanë punuar për pjesën e restaurimit pa u prekur akustika. Kjo u bë realitet dhe salla do të jetë multifunksionale duke konceptuar programe që promovojnë muzikë që nga klasikja deri tek modernia. Tani kemi mundësi që t’i vizualizojmë të gjitha këto programe elitare. Ne kemi dëshirë që artistët shqiptarë të bëjnë albumet e tyre të konceptuar për band dhe orkestër. Kur ky album regjistrohet edhe mund të xhirohet. Gjithçka që realizohet në këtë sallë në formën e filmit dokumentar artistik mbi jetën e një artisti , gjithçka do shkojë nga A-Zh në këtë sallë, që nga provat, nga audio dhe xhirim me parametrat shumë të mirë. Do kemi programe alternative të një forme film televiziv dhe produkti del nga kjo sallë. Mirë është që ky aset të vihet në përdorim nga të gjithë artistët shqiptarë, qoftë nga të vjetër me shumë eksperiencë për të bërë albumet e tyre në bashkëpunim me orkestrën por edhe artistët e rinj. Kjo është diçka elitare që duhet shfrytëzuar atëherë kur duhet dhe do ketë produktivitet të madh”, tha Lako.

Salla e transformuar do të jetë shtëpia e re Orkestrës Simfonike të RTSH, që u themelua më 16 maj të vitit 1962, si një shtojcë e Televizionit dhe si një vlerë për pasurimin e arkitivt të fonotekës. Orkestra Simfonike e Radio-Televizionit njëkohësisht ka treguar nivelin e saj te lartë dhe në koncertet e dhëna jashtë vendit ku është përballur me publik të huaj të cilët e kanë duartrokitur gjatë, si në Turqi, Itali, Greqi, në konkurrimin Evropian të orkestrave simfonike organizuar në Mal të zi (Podgorice) pa përfshirë këtu dhe koncertet e dhëna në Prishtinë e më gjërë Kosovës, apo në Ohër të Maqedonisë, ku veçanërisht kritika muzikore e ka vlerësuar lart nivelin interpretativ të saj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

15 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

15 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

15 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

15 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

15 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

15 hours ago

This website uses cookies.