Orkestra e RTSH-së, koncert me vepra të kompozitoreve shqiptarë dhe të huaj

Në datën 1 qershor Orkestra simfonike e Radio Televizionit Shqiptar erdhi me koncertin e radhës me një program të larmishëm me vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj.
Koncerti erdhi nën drejtimin e dirigjentit Eno Koço. Vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj solli koncerti i radhës i Orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar e cila këtë herë erdhi nen drejtimin e dirigjentit Eno Koço.
Një nga kryeveprat e muzikës botërore si simfonia nr. 10 kompozitorit Rus Dimitri Shostakovich ishte pjesë e këtij programi, kompozuar menjëherë pas vdekjes së Stalinit e cila u shfaq premierë nga Orkestra Filarmonike e Leningradit më 17 dhjetor 1953.
Solist në këtë koncert ishte violonçelisti Enea Nushi. Koncerti u mbajt në sallën e Koncerteve në Universitetin e Arteve.