Orkestra Simfonike e RTSH, koncert kushtuar barazisë dhe diversitetit
Në bashkëpunim me Ambasadën franceze në Tiranë, Orkestra Simfonike e RTSH-së, ka dhënë koncertin e radhës në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse, Ky koncert i është kushtuar barazisë dhe diversitetit si dhe është nderuar nga prania e ish-futbollistit legjendar të kombëtares franceze të futbollit dhe kampionit të botës, Liliam Turam. Nën drejtimin e dirigjentes franceze Clara Baget dhe interpretimin e solistit violonçelist Eric-Maria Couturier, janë luajtur tri vepra nga tre kompozitor rus.
“Kjo ishte Hera e dytë që vija në Shqipëri por Hera e parë që luaja me orkestrën shqiptare e cila duhet ta them ishte fantastike, Po ashtu edhe dirigjentja Klara. Ishte një bashkëpunim fantastik” u shpreh Eric-Maria Couturier.
Publiku po ashtu ishte i ngrohtë dhe entuziast, kjo edhe për shkak të mesazhit qe pati koncerti, pra një koncert dedikuar barazisë dhe diversitetit. Kështu që pas luftës ka gjithmonë paqe
“Vij për herë te parë këtu, pashë një orkestër fantastike, ata Janë muzikantë te shkëlqyer dhe me shumë pasion, ishte kënaqësi për mua te bashkëpunoja me ta”, u shpreh Clara Baget.
Koncerti kishte një program me vepra të 3 kompozitorëve Rus, dhe publiku e ndjeu shpirtin pasionant që përmban kjo muzikë. Ky koncert është pritur mjaftë mirë për shkak dhe të mesazhit që përcillte.