Orkestra Simfonike e RTSH, koncerti i radhës mbahet në 14 qershor
Me tinguj të kompozitorëve Kurt Weill dhe Johannes Brahms do të vijë koncerti i radhës nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar.
Simfonia nr.2 dhe koncerti për violinë dhe orkestër në re maxhor do të interpretohen nga solistja Laura Llozi dhe dirigjenti Italian Vito Clemente i cili rikthehet në Tiranë pas shumë vitesh.
Ajo numëron një numër të madh koncertesh në vende të ndryshme të botës, Laura Lozi e cila vjen nga një familje artistes tregon emocionet para koncertit ku do të interpretojë një nga pjesët më të vështira në Violinë sikurse është kompozitori Johannes Brahms.
Artdashësit do të mund ta ndjekin koncertin në 14 qershor, ora 18 në Qendrën Kulturore Katedralja Ortodokse.