dirigjenti Gridi Kraja
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar çel stinën koncertore për vitin 2024 me një koncert të veçantë, që do të mbahet sonte në mbrëmje në Qendrën Kulturore Katedralja Ortodokse.
Programi do të jetë i larmishëm: dy vepra oboe nga kompozitori shqiptar Josif Minga dhe kompozitori virtuoz austriak Johan Nepomuk Humel, si edhe “Simfonia nr. 7 në La Maxhor” nga Ludvig van Bethoven.
“Kemi një program fantastik, kemi një vepër shqiptare nga kompozitori Josif Minga dhe “Simfonia nr 7 në La Maxhor” nga Beethoven është një program simpatik që sigurisht ka ngarkesat dhe kënaqësitë e veta”, tha dirigjenti Gridi Kraja.
Fabien Tuand (o. Thouand) do të jetë solisti Francës, i cili do të luajë në oboe dhe vjen për herë të parë në Shqipëri.
Publiku do të shijojë surprizat e koncertit sonte në mbrëmje në orën 19:00.
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…
Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
This website uses cookies.