Orkestra simfonike e RTSH – Premierë, Simfonia nr.7 nga kompozitori Bruckner
Në vijim të stinës koncertore Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbaj të të premten e 17 majit koncertin e radhës. Në kuadër të 200 vjetorit të lindjes së kompozitorit austriak Brukner, do të luhet simfonia e tij për herë të parë në Shqipëri.
Koncerti vjen në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë. Dirigjenti gjerman Daniel Gajs i cili konsiderohet si një nga muzikantët më të gjithanshëm të brezit të tij shpjegon larmishëmrinë që do të përmbajë program.
“Është një moment shume i veçantë sepse do te performohen në Shqipëri veprat e një prej kompozitoreve veprat e të cilit luhen më shumë si në gjermani ashtu edhe ne Austri por edhe në të gjithë botën.
Koncerti do të sjellë Uvertura Fidelio nga Beethoven si edhe Simfonia nr 7 nga Bruckner e cila luhet për herë të parë në Shqipëri për shkak të faktit që disa instrumente mungojnë për momentin në Shqipëri teksa në këtë rast u bë e mundur me mbështetjen e ambasadës austriake”, tha Dirigjenti gjerman Daniel Gajs .
Koncerti I Orkestrës Simfonike të RTSH do të mbahet në datën 17 maj tek Artubina në orën 19:00.