Orkestra Simfonike e RTSH/ Rikthehet maestro Ermir Krantja, në repertor edhe kompozime shqiptare

orkestra sinfonike
Nën tingujt e kompozimeve të Simfonisë largo të kompozitorit shqiptar Thoma Gaqi u çel koncerti i radhës i Orkestrës së RTSH.
Maestro Ermir Krajtja i cili rikthehet nën dirigjimin e orkestrës pas disa vitesh mungesë tregoi me tepër për programin e përzgjedhur.
Me mjaft emocione publiku mirëpriti edhe interpretimin e pianistit kroat Loro Pogorelic i cili solli për artëdashësit shqiptar koncertin nr 2 për piano dhe orkestër nga kompozitori rus Sergei Rachmaninoff.
Artëdashësit shijuan gjithashtu edhe tinguj të muzikës Simfonia numër tre të kompozitorit gjerman Feliks Mendelson.