Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00 koncertin e radhës në sallën Ferdinand Deda nën dirigjimin e maestros së mirënjohur Leonardo Quadrini.
Në një intervistë për RTSH 24 dirigjenti italian Leonardo Quadrini vlerësoi profesionalizmin e Orkestrës Simfonike të RTSH, ndërsa shprehur besimin se do të sjellin për publikun shqiptar një copë magjie me disa nga veprat italiane të viteve 1800.
Dirigjenti tha se pjesën e zgjedhur janë të vështira, ndërsa shton se repertorin dhe programin e zgjedh në bazë të nivelit të orkestrës.
“Programi në përgjithësi e zgjedh sipas nivelit të orkestrës dhe kam zgjedhur një program të vështirë pasi orkestra e RTSH është profesioniste dhe unë e njoh personalisht. Isha e sigurt që mund të sjellim për publikun një produkt mjaft të mirë. Unë propozova këto dy pjesë italiane dhe të përcjellë interes për dy autorë që publiku nuk I njeh. E dimë që muzika italiane e viteve 1800 është me lirika, por nuk njihet shumë simfonizmi Italian. Sot mbaruam provën dhe nesër në mëngjes kemi provën gjenerale, nesër pres një përqendrim më të madh dhe të mirë për të dhënë tensionin duhur për të përcjellë atë që duhet”, tha Quadrini.
Dirigjenti italian tha se pjesët e zgjedhura në repertor shtojnë interes dhe kuriozitet për publikun shqiptar, pasi pak veta e njohin simfonizmin italian, pasi kryesisht orkestrat italiane janë lirike.
“Ne fitojmë publikun për këtë koncert, pasi ky program është shumë interesat për repertorin e zgjedhur. Unë bashkëpunoj me shumë orkestrat të radiotelevizioneve. Orkestra e RTSH është një institucion historik i rëndësishëm. I njoh prej 30 vitesh dhe kemi bashkëpunime shumë të mira muzikore por dhe personale. Nesër shpresojmë të dhurojmë këtë moment magjie dhe vitin tjetër të rikthemi sërish për një bashkëpunim të tillë. Le të themi se diferenca është muzikale, kjo e juaj është simfonike, ndërsa në Itali janë orkestrat lirike. Publiku shqiptar është i pasionuar dhe përtej bashkëpunime RTSH kam ardhur dhe herë të tjera. Shqipëria ruan traditën e muzikës lirike, klasike dhe simfonike dhe merita I shkon Shqipërisë si vend që e mban të gjallë këto shtyllat bazë të muzikës si të operës dhe orkestrës”, tha ai.
Teksa ftoi publikun shqiptar të marrë pjesë nesër në mbrëmje në orën 19.00 në koncert, dirigjenti italian Leonardo Quadrini tha se shpreson që të ketë të tjera bashkëpunime në të ardhmen me Orkestrën Simfonike të RTSH.
Pjesë e repertorit do të jenë veprat e Giuseppe Martuccit (notturno opus 70 , nr1), Alfonso Rendanos (koncert premiere për piano) si dhe kompozitorit Jean Sibelius (simfonia nr 1), do të dirigjohen nga maestro Quadrini.