Lajme

Orkestra simfonike koncert më 20 shtator në dirigjimin e maestro Leonardo Quadrini

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00 koncertin e radhës në dirigjimin e maestros së mirënjohur Leonardo Quadrini.

Veprat e Giuseppe Martuccit,  Alfonso Rendanos si dhe kompozitorit Jean Sibelius do të dirigjohen nga maestro Quadrini. Koncerti i cili do të mbahet në sallën Ferdinand Deda, zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë italiane të Kulturës dhe Musica Insieme..

Kush është Leonardo Quadrini?

Maestro Leonardo Quadrini, është një nga personazhet më të rëndësishëm në jetën artistike të orkestrave më të rëndësishme në vendin tonë. Mik dhe bashkëpunëtor me muzikantët me në zë në vendin tonë, duke sjellë gjithmonë koncerte shumë cilësore e të suksesshme që janë mbajtur mend dhe janë duartrokitur gjatë. 

Si një muzikant i shkëlqyer, me një background të jashtëzakonshëm si dirigjent me aktivitet pothuaj në të gjithë vendet e botës, solist, pianist, profesor, drejtues koral, botues i 14 cd-ve, drejtor artistik i Teatrit të Operas e Baletit në Craiova Rumani, drejtor artistik i dhjetëra festivaleve dhe qindra koncerteve, si dirigjenti i orkestrës së harqeve të La Scala.

Orkestra La Fenice, orkestra Mediterrane, dhe në orkestra të tjera, si në Koren e Jugut, Venezuelë, Finlandë, Bullgari, Moldavi, Sllovaki, Ukrainë, Romani, Rusi, Bjellorusia, Greqi, Maqedoni, Poloni, Kroaci.

Në Shqipëri, maestro Leonardo Cuadrini, vjen pas dhjetëra e dhjetëra koncerteve që ka drejtuar , me Orkestrën Simfonike të RTSH, me orkestrën e Operës dhe Baletit, me orkestrën e universitetit të arteve, me soliste shqiptare me aktivitet të shkëlqyer, në Shqipëri e jashtë saj.

Ardhja e maestro Quadrinit, në orkestrën simfonike të RTSH , është një kënaqësi dhe një event i rëndësishëm, si për orkestrantët e orkestrës , ashtu dhe për publikun shqiptar që tashmë e njeh dhe e duartroket prej më shumë se 30 vjet në skenat shqiptare. Karizma dhe mjeshtëria e tij artistike, krijon një foto të jashtëzakonshme të të gjithë protagonistëve orkestër- solist  në skenë!

Maestro do të jetë të premten, në datë 20 shtator, ora 19:00 në sallën Ferdinant Deda në Radio Televizionin Shqiptar, duke drejtuar orkestrën tonë simfonike në një koncert me 2 vepra suksesi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liverpool ndalet nga Aston Villa

Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…

2 seconds ago

Super Mbappe, Reali eliminon Cityn, PSG fiton me 7 gola

Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…

1 minute ago

Weah nuk mjafton, Juve eliminohet nga PSV

Juventus i thotë lamtumirë kompeticionit të Champions League. Pas ndeshjes së parë të fituar me…

3 minutes ago

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

16 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

16 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

16 hours ago

This website uses cookies.