Orkestrat frymore takohen së bashku/ Dita e dytë e Festivalit Ndërkombëtar vijoi në sheshin para bashkisë
Nga sheshet ku ishin vendosur një natë më parë, Orkestrat Frymore të Shkodrës, Durrësit, Beratit dhe Tivatit parakaluan në rrugët e qytetit për t’u bashkuar në sheshin kryesor të tij “Nënë Tereza”.
Ritmet e përcjella i dhanë jetë dhe ngjyra kësaj fundjave në qytetin e Shkodrës dhe kjo u reflektua edhe tek të pranishmit.Të gjitha bashkë si një trupë e vetme Orkestrat Frymore u bashkuan në sheshin para bashkisë ku ekzekutuan Marshin e Fiskulturistëve, vepër e Prenkë Jakovës.Ky eveniment u përshëndet edhe nga Kryetari i Bashkisë Benet Beci.Mikpritja dhe mesazhi i bashkimit janë ndër treguesit e rëndësishëm të këtij manifestimi kulturor.Edicioni i tretë i Takimit Ndërkombëtar të Orkestrave Frymore do të mbyllet sonte në sheshin para bashkisë.