Orteku në Austri i mer jetën tre skiatorë nga Holanda
Tre skiatorë nga Holanda kanë humbur jetën si pasojë e një arteku pranë vendpushimit austriak të skive Sölden. Një tjetër person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.
Viktimat ishin pjesë e një grupi turne skish prej 17 personash që ishte në ngjitje me katër udhërrëfyes austriakë.
Grupi po shkonte drejt një strehe malore në rreth 2,500 metra (8,200 këmbë) mbi nivelin e detit kur orteku, i cili ishte rreth 80 metra i gjerë, goditi pak para orës 11 të mëngjesit të së enjtes.
Ministria e Jashtme holandeze tha se ambasada e vendit në Vjenë po kryen hetime mbi ngjarjen e rëndë.