OSBE në Kosovë: Të vihen para drejtësisë ata që përdhosën varrezat serbe në Rahovec

463d497845db4200a5627b80b826368c
Misioni i OSBE-së në Kosovë shprehu keqardhjen për përdhosjen e varrezave ortodokse serbe në Rahovec dhe u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë rastin dhe t’i nxjerrin autorët para drejtësisë.
“Me pikëllim dëgjova për përdhosjen edhe një herë të varrezave ortodokse serbe në Rahovec/Orahovac më 18 dhjetor. U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë dhe nxjerrin autorët para drejtësisë si dhe të marrin masa për të parandaluar çdo akt vandalizmi në të ardhmen“, njoftoi Misioni i OSBE-së në rrjetin social X (Twitter).
Dy ditë më parë banorë të zonës konstatuan se në varrezat lokale ortodokse në Rahovec u thyen të paktën pesë kryqe druri.
Rasti i fundit i përdhosjes së varreve ortodokse u shënua në varrezat serbe të Rahovecit më 28 gusht.
