OSBE: Partitë duhet ta kenë të qartë se Shqipëria është kandidate për në BE

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Ngjarja kryesore” në RTSH moderuar nga gazetarja, Sonila Agostini, vuri theksin se zgjedhjet parlamentare janë shumë të rëndësishme parë edhe në kontekstin se Shqipëria është kandidate për në BE. Sipas tij, zgjedhjet parlamentare kudo janë të rëndësishme, në çdo vend, pasi është momenti kryesor i jetës politike së një vendi.
“Në Shqipëri ka rëndësi sepse janë zgjedhje kombëtare. Është një moment për 4 vitet e ardhshme. Njerëzit që do të votohen do të qeverisin vendin tuaj. Ka rëndësi dhe janë të veçanta sepse parlamenti që do të dalë nga këto zgjedhje do të vazhdojë punën për negociatat me BE-në. Duhet që parlamentarët të kenë mandat të qartë nga populli që të vazhdojnë negociatat. Si përfaqësues i një vendi perëndimor, jo si kryetar i OSBE-së, them se është shumë i rëndësishëm legjitimiteti i qeverisë dhe i parlamentit, që të vijojnë procesin e negociatave. Nuk kam dëgjuar ende ndonjë parti që nuk është në favor të këtij procesi.”, tha ambasadori.