Categories: LajmePolitikë

OSBE projekt për armët e zjarrit, Ballço: Kryesisht janë të ’97-s, kemi sugjeruar amnisti për dorëzimin vullnetar të tyre

OSBE ka nisur një projekt 4-vjeçar lidhur me ndërgjegjësimin e rrezikut të përdorimit të armëve të zjarrit, një element që po shton edhe mjaft rastet e vrasje së grave dhe vajzave në vend.

Xhenis Ballço, menaxhere e projektit të OSBE për armët e zjarrit tha se kjo marrëveshje është një financim franko-gjerman dhe si fazë të parë ka kryesisht atë të ndërgjegjësimit të përdorimit të tyre dhe pasojave që mund të sjellë, ndërsa shton se kjo fushatë do të shtrihet në të gjithë vendin.

Në një intervistë për RTSH 24, Ballço u shpreh se pas fazës së ndërgjegjësimi, OSBE i ka sugjeruar shtetit shqiptar një amnisti për dorëzimin vullnetar të armëve, që kryesisht janë të vitit të mbrapsht 1997 me hajen e depove të armëve.

“Ne kemi firmosur javën e kaluar një memorandum bashkëpunim me ministrinë e brendshme dhe vjen si vijim I disa nismave të marrë në dy vite në projektin që po implementojmë lidhur me uljen e rrezikut të armëve të zjarrit. BE, Franca dhe Gjermani janë donatorët tona kryesor ora është një marrëveshje franko-gjermane dhe kemi krijuar një strategji kombëtare lidhur me rreziqet e armëve të zjarrit. Kjo ka bërë të mundur edhe pjesëmarrjen e shoqërive civile.  Mbi 1500 raste të goditjeve me arme zjarri kanë ndodhur në 5 vitet e fundit në Shqipëri dhe mbi 100 prej tyre janë raste e vrasjes së grave. Kjo tregon se risku është ende prezent dhe fushatat ndërgjegjësuese janë të nevojshme.

Më së shumti armët e përdorura janë të vitit 1997 por ka edhe raste të izoluara, por në këtë fushate ne ndërgjegjësojmë popullatën e gjerë që ende mbart armët e 97-s.  Kjo fushatë e OSBE është e shtrirë në 4 vite dhe është një udhërrëfyes i qartë se kush janë hapat që duhen marrë. OSBE i kemi sugjeruar shtetit shqiptar një strategji për një amnisti të mundshme për dorëzimin vullnetar të armëve pas fazës së ndërgjegjësimit”, tha ajo.

Traget grupi më i rëndësishëm në këtë fushatë ndërgjegjësim janë meshkujt që nga shkolla 9-vjeçarje deri në moshën 45 vjeç. Xhenis Ballço shtoi se ky projekt i OSBE-së lidhet edhe me fuqizimin e  kapaciteteve të shtetit shqiptare.

 “Projekti është më shumë se fushatë ndërgjegjësuese dhe kemi në fokus edhe rritjen e kapacitete e të shtetit shqiptarë me qentë e policisë, çaktivizimin e  armeve. Kemi menduar të shkojmë më disa target grupe duke nisur që nga meshkujt dhe më pas me vajzat dhe gratë që janë pjesë e dhunës. Grup moshat më problematike janë meshkujt nga shkolla 9-vjeçare deri në 45 vjeç, edhe pse kjo është e papritur, por armëmbajtja pa leje është e shtrirë në këtë grup moshë”, tha ajo.

Ky projekti i prezencës së OSBE-së në Shqipëri synon të ndihmojë autoritetet kombëtare në uljen e rrezikut të përhapjes së armëve të zjarrit, të mbështesë përshtatjen e kornizës ligjore për çaktivizimin e armëve të zjarrit, forcimin e kapaciteteve të Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik lidhur me rreziqet e shpërdorimit dhe përhapjes të armëve të vogla e të lehta.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Junajtid-Rejnxhërs në RTSH 1 HD/ Mançesteri kujton me ankth vizitën e fundit të fqinjve skocezë

Rejnxhërsi i Nedim Bajarmit viziton sot në mbrëmje Mançesterin pasi në program është dueli i…

8 minutes ago

Puka turistike në dimër, një atraksion mjaft i pëlqyer nga vendas e të huaj

E pasur me bukuri natyrore, histori, kulturë dhe gastronomi, Puka është kthyer në një destinacion mjaft…

12 minutes ago

Prezantohet “Drejtësia Digjitale”, Çela: Komponent kyç për suksesin e reformës

Delegacioni i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me ambasadën suedeze prezantuan projektin për Drejtësinë Digjitale, e…

12 minutes ago

Salah 50 gola në Evropë, i pari në historinë e Liverpool: Krenar dhe i lumtur

Shtatë fitore nga shtatë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve dhe seria pozitive e…

5 hours ago

Euroliga në RTSH: Partizani mposht Parisin në Beograd

Java e 23-të në Euroligë ka nisur me një ndeshje të zjarrtë teksa Partizani i…

5 hours ago

PSG përmbys City-n, Reali dhuron spektakël, bie Bayern, fitojnë Inter e Milan

Shumë gola në ditën e shtatë të Champions League. Real Madridi jep spektakël: 5-1 ndaj…

5 hours ago

This website uses cookies.