Reforma Zgjedhore dhe zhvillimet e fundit në Kuvend dhe në komisionet parlamentare, të shoqëruara me akte dhune nga deputetët e “Rithemelimit” të PD-së, prej dy ditësh kanë qenë jo vetëm në fokusin e faktorëve të brendshëm politik, duke i dënuar ashpër aktet e dhunës nga dy deputetët e opozitës, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, por edhe nga përfaqësitë diplomatike perëndimore në Tiranë.
Ndonëse jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe prezenca e OSBE-së në Shqipëri, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, u bëri thirrje deputetëve që të “kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional”.
Sipas OSBE-së, punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore.
Nga ana tjetër, zyra e OSBE-së gjen rastin edhe një herë të theksojë se mbetet e përkushtuar për Reformën Zgjedhore, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë pozitivisht edhe ftesës së dy bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri i PS-së dhe Enkelejd Alibeaj i PD-së, që OSBE/ODIHR të asistojë me ekspertë gjatë punës së këtij komisioni.
“Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë! U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses”, thuhet në reagimin e OSBE të publikuar në Facebook.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…
Kryeministrit Edi Rama ka prezantuar nëpërmjet “Facebook”, asistenten virtuale që do të asistojë qytetarët gjatë…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
This website uses cookies.