OSHEE investime në Velipojë, drejtori Zhuka: Do të ndriçojmë çdo cep të plazhit
Njësia administrative e Velipojës në bashkinë e Shkodrës brenda muajit të ardhshëm do t’i nënshtrohet një investimi të rëndësishëm që do të bëjë Operatori i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike.Drejtori i OSHEE Shkodër Armand Zhuka tregon se me anë të këtij investimi do të bëhet shpërndarja e dy fidrave të nivelit 20 kilovolt, ku prek çdo cep të plazhit.
Këto investime ndikojnë drejtpërdrejtë në uljen e humbjeve si dhe një furnizim më të mirë me energji elektrike. Shkodra do të jetë në vëmendje të OSHEE-së, sa i përket investimeve për të ulur nivelin e humbjeve bëri të ditur drejtori Armand Zhuka.