Categories: Lajme

OSHEE kërkon 240 elektriçistë, Balluku: Aplikantët të moshës deri në 35 vjeç

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte e pranishme në një takim të organizuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE)në kuadër të nisjes së aplikimeve për elektriçistë të rinj në të 12 rajonet e vendit.

Në fjalën e saj Zv. Kryeministrja Balluku u shpreh se, “pas thirrjes publike për punësimin e elektricistëve në fazën e parë, u finalizua me punësimin e kandidatëve deri në 25 vjeç, në fazën e dytë janë 240 vende vakante, teksa gara do të jetë e hapur për kandidatë deri në 35 vjeç”.

Sipas saj, në shpalljen e parë janë rekrutuar 60 profesionistë të rinj deri në moshën 25-vjeçare.

“Me rihapjen e fazës së dytë të aplikimeve, fasha e moshës do të rritet deri në 35 vjeç dhe të gjithë ata që duan t’i bashkohen ekipeve të OSHEE duhet të aplikojnë për dorëzimin e dokumenteve”, u shpreh Balluku, teksa vuri në dukje se, thirrja për punësimin e elektricistëve do të qëndrojë 1 muaj e hapur, e më pas do të nisë shqyrtimi i dosjeve.

Gjithashtu ndër të tjera znj. Balluku nënvizoi se, “hapëm një thirrje për 309 vende pune, aplikuan 300 aplikantë dhe kemi përzgjedhur 60 prej tyre. 60 profesionistë të rinj, inxhinierë dhe elektriçistë na janë bashkuar. Kemi nevojë për të pasur dhe më shumë staf. Ne hapim një thirrje të re, që janë rreth 240 vende vakante. Kemi përthithur të gjithë 25-vjeçarët. Dhe këtë do ta çojmë nivelin pak më lart. Kjo thirrje shkon deri në 35 vjeç dhe kjo thirrje do jetë e hapur për një muaj”, tha Balluku

Gjithashtu ajo u ndal dhe te sfidat për sektorin elektroenergjetik përgjatë sezonit veror, si dhe tek ulja e humbjeve të energjisë në rrjetin e shpërndarjes.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dëmet në Kuvend dhe kërkesa për përjashtimin e deputetëve, mblidhet sot Sekretariati i Etikës

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet këtë të mërkurë (2 shtator) në…

3 mins ago

Zjarret në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me efektivë zjarrfikës e mjete

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë i është përgjigjur menjëherë kërkesës së autoriteteve greke për ndihmë…

8 mins ago

Dënimi i dhunës nga SHBA-BE, Vasili: Imponojnë standarde që s’i zbatojnë vetë

Sekretari për Çështjet Parlamentare në Partinë e Lirisë, njëherësh deputeti Petrit Vasili, në një lidhje…

13 mins ago

Tetori Rozë, Onkologia: 700 raste të reja çdo vit me kancer gjiri. Pacientja: Ana psikologjike ndikon te sëmundja

Tetori Rozë është një muaj ndërgjegjësim për të gjitha gratë dhe vajzat për të kryer…

16 mins ago

Sulmi ndaj Izraelit, Scholz: Irani rrezikon t’i vërë flakën të gjithë rajonit

Kancelari gjerman Olaf Scholz i bën thirrje Iranit dhe Hezbollahut që t'i japin menjëherë fund…

20 mins ago

Franca ka mobilizuar forcat e saj kundër kërcënimit iranian

Presidenti francez Emmanuel Macron dënoi “me fjalët më të forta sulmet e reja të Iranit…

23 mins ago

This website uses cookies.