oshe terren 2
OSSH Shkodër ka kryer një aksion blic në zonën e Thethit, me fokus bizneset e zonës, duke u bazuar mbi të dhënat e humbjeve në zonë.
Nga kontrollet e ushtruara, në bashkëpunim me forcat e rendit u kapën në flagrancë 5 subjekte private, me aktivitet “bujtina”.
Nga verifikimi rezultoi se vidhnin energji elektrike me linjë të dytë.
Një subjekt privat “pulari” në Shkodër u zbulua se vidhte energji elektrike, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë tek një tjetër abonent që kundërshtonte punonjësit e OSSHE të hynin në ambjent për të kryer faturimin.
OSSHE ka intensifikuar kontrollet në sistemin e matjes së energjisë elektrike, me qëllim zbulimin e keqbërësve me rrjetin, duke mos toleruar askënd, pavarësisht llojit të aktivitetit.
Të gjitha rastet e proçeduara në prezencë të policisë i kaluan për gjykim të mëtejshëm institucioneve kompetente, njofton OSSHE.
E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…
Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…
Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…
Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…
Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…
This website uses cookies.